Islami: Majko është inferior. Dade: Kaçin e shpëtuam nga SHIK-u i Berishës

Postuar në 15 Maj, 2013 07:12

 

Vazhdon të jetë e ashpër përplasja mes socialistëve dhe demokratit më të ri, Kastriot Islami.

Pasi Pandeli Majko ironizoi praninë e Islamit në tribunën e Partisë Demokratike, në çeljen e fushatës, duke thënë se është mirë të jesh tradhtar, Islami është përgjigjur në Facebook duke thënë se Majko është inferior dhe mediokër.

“Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër! Turp me pas në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85-vjeçar dhe familjen time. Turp për ty! Tradhtar është term stalinist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh të cilit më 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar! Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Nëse ke guxim, jam gati të ballafaqohem, por unë dhe ti ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar…”,shkruan Islami.

Ndërkohë deputetja Arta Dade, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se ata e kanë shpëtuar Kaçin nga SHIK-u i Berishës në vitin 1996.

“Sigurisht që, kur kolegët rreshtohen në llogoren e cila për 22 vjet e ka nëpërkëmbur Shqipërinë, e cila e ka dhunuar jo vetëm psikologjikisht, por dhe fizikisht, madje dhe vetë kandidatët e PD, ish deputetë të PS, padyshim që ndjejmë keqardhje. Por jam më shumë e dëshpëruar.

E mendoja mbrëmë dhe nuk e di si ndjeheshin ata të dy kur hipën në tribunë, përkrah njeriut që i ka dhunuar, përkrah njeriut që ka dërguar SHIK-un në vitin 1996 dhe që ne e kemi shpëtuar nga duart e këtij shërbimi sekret ndonjërin prej kolegëve që ishin mbrëmë në atë tribunë të PD përkrah Berishës, pra nga duart e SHIK-ut që ishte aq i egër në ato vite të vështira. Por, në politikë, madje kudo në veprimtarinë njerëzore, individi mban përgjegjësi për hapat që hedh dhe hapat që nuk hedh. Kështu që përveç keqardhjes nuk kam asgjë tjetër,” shprehet Dade./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.