SHERRI I PËRJETSHËM

Numri i njohjeve dhe meritat për njohje të caktuara, vazhdojnë të jenë shkak për përplasje mes Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit dhe Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj.
Në fakt, ky sherr kishte plasur në qeverinë e kaluar, kur Pacolli ishte në opozitë, atë kohë me Ministrin Skënder Hysenin dhe me të njëjtin intensitet vazhdon ende.
I fundit është Ministri Hoxhaj që ka mohuar njohjen nga Shteti i Malit.
“Unë e kam thënë një qëndrim i cili është përcjellë me nervoz brendapërbrenda në qeveri, por si Ministër i Jashtëm jam i detyruar që ta mbroj kredibilitetin e Kosovës. Mali nuk e ka njohur Kosovën, ka ndodhur një keqkuptim i joni si qeveri në komunikim me Malin dhe me opinionin publik. Dhe unë si qytetar dhe si ministër kam kërkuar falje për këtë keqkuptim, por Mali asnjëherë nuk e ka njohur Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj për gazetën “Kosova Sot”.
Behgjet Pacolli kishte marrë merita për njohjen nga Mali. Madje, për arritjen e kësaj njohjeje, ai kishte dërguar në këtë vend edhe “disa kompjuterë dhe kulluqe”.
EXPRESS
Add new comment