Arkiv-Lajme të përditësuara

E përditshmja britanike ‘Telegraph’: Toni Blair do këshillojë qeverinë e ardhshme shqiptare. Rama pritet të fitojë

Postuar në 19 Maj, 2013 10:27

 

E përditshmja e njohur britanike “Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë faktit që ish- kryeministri Tony Blair do të jetë këshilltar i Edi Ramës.

“Edi Rama, lider i opozitës socialiste, njoftoi javën e shkuar se Blair do të jetë këshilltar, duke nisur nga muaji direkt pas zgjedhjeve, të cilat pritet të fitohen nga Edi Rama,” shkruan kjo e përditshme.

“Rama është popullor në Shqipëri dhe sondazhet tregojnë se ai mund të fitojë 49 përqind të votës kombëtare, duke fituar zgjedhjet”.

Konventa Kombëtare e PS-së

Postuar në 19 Maj, 2013 10:25

Partia Socialiste nisi Konventën 2-ditore që ka si moto “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshim rrënjësor”. Tre janë elementët përbërës të saj: prezantimi i koalicionit për Shqipërinë Europiane dhe dalja përpara publikut bashkarisht të 140 kandidatëve socialistë për 12 qarqet. Kurse paraditen e së hënës, Konventa do të vijojë me prezantimin e programit të PS-së. 

Pak përpara nisjes së Konventës, Top-Channel e pyeti kryesocialistin Edi Rama për rëndësinë e saj.

Të pathënat e jetës së Edi Ramës

Postuar në 19 Maj, 2013 04:13

 

NË OHËR PA SIMBOLE SHTETËRORE

Postuar në 19 Maj, 2013 04:12

 

Për shkak të raporteve të Kosovës dhe Serbisë, Maqedonia e ka marrë modelin e Gymnihut për të mbajtur Samitin e Presidentëve dhe të Ministrave të Jashtëm të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Sipas modelit të Gymnihut, përfaqësimin në Samit i pjesëmarrësve do të bëhet pa simbole shtetërore, nuk do të merret asnjë vendim, ndërsa takimi do të përfundojë pa ndonjë deklaratë të përbashkët të Presidentëve dhe të Ministrave të vendeve të rajonit.

Përleshje me thika, plagosen 5 të rinj

Postuar në 19 Maj, 2013 04:11

 

Sherri masiv mes 11 adoleshentëve ndodhi pas fyerjeve në pazar të dy prej tyre

Edmond Hoxhaj

Topi: Vendi në krizë, PD e PS bëjnë shpenzime marramendëse për fushatë

Postuar në 19 Maj, 2013 04:10

 

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, akuzoi nga Durrësi dy forcat kryesore politike në vend për shpenzime, që sipas tij, shkojnë në shuma marramendëse përgjatë kësaj fushate

“Në një kohë kur vendi është zhytur në krizë ekonomike, këto shpenzime janë të pajustifikueshme”, u shpreh ish-presidenti, aktualisht në krye të FRD-së.

Zoti Topi sulmoi ashpër mazhorancën që sipas tij po përdor nëpunësit e administratës publike, për të mbushur sheshet e mitingjeve të Partisë Demokratike.

Shkodër, Topalli takime me të rinjtë

Postuar në 19 Maj, 2013 04:09

Nënkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjte që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike. 

Zonja Topalli shprehu besimin se ne 23 qershor, te rinjte  Shkodres dhe te Shqiperise do te rikonfirmojne besimin per kryeministrin Sali Berisha, duke i dhene Partise Demokratike një fitore spektakolare. 

Themeli i ketij besimi sipas zonjes Topalli jane investimet qe kane qellim permiresimin e jetes dhe rritjen e punesimit te shqiptareve. 

Berisha ndryshon deklaratën për liberalizimin e vizave me SHBA-të

Postuar në 18 Maj, 2013 15:19

 

BERATI - Kryeministri Berisha ndodhet në qytetin e Beratit në një miting elektoral, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku prezanton kandidatët për deputetët. Ai në fjalën e tij renditi arritjet e qeverisë së tij, ndërsa tha se sërish ka probleme që kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme në Shqipërië do të investohen 6 miliardë dollarë investime të huaja.

Laç, përplasen tre automjete, dy të plagosur rëndë

Postuar në 18 Maj, 2013 15:19

 

Dy automjete dhe një furgon janë përplasur dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë ditën e sotme . Aksidenti ka ndodhur përgjatë autostradës Laç Fushë Krujë, Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, në kryeqytet. Identiteti I të plagosurve nuk dihet ende . Policia ka nisur hetimet.

  MAPO

Ilir Meta: Nga Durrësi më 24 qershor zhbllokohet rrugëtimi ynë drejt BE-së

Postuar në 18 Maj, 2013 15:18

 

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është ndalur sot në Durrës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i LSI Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Berisha dhe sloganin “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim”, duke theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi shqiptarëve. Sipas tij qytetarët për Kryeministrin, vetëm në mitingje janë të parët, madje edhe aty më tepër fishekzjarret.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara