Shkodër, Topalli takime me të rinjtë

Postuar në 19 Maj, 2013 04:09

Nënkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjte që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike. 

Zonja Topalli shprehu besimin se ne 23 qershor, te rinjte  Shkodres dhe te Shqiperise do te rikonfirmojne besimin per kryeministrin Sali Berisha, duke i dhene Partise Demokratike një fitore spektakolare. 

Themeli i ketij besimi sipas zonjes Topalli jane investimet qe kane qellim permiresimin e jetes dhe rritjen e punesimit te shqiptareve. 

LSI, takim me minatorët e Valiasit

Në 22-vjetorin e grevës së përgjithshme të sindikatave, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani zhvilloi një bashkëbisedim me minatorët e Valiasit të cilët u shprehën të indinjuar për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. 

Për nënkryetarin e LSI-së, kryeministri nuk ka bërë asgjë për Valiasin, që është qendra që e ka sjellë në pushtet ndërkohë që nuk harron të vendosë flamujt e Partisë Demokratike në ndryshk dhe skamje. 

PBDNJ në Korçë: Statusi po keqpërdoret

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka çelur fushatën elektorale në Korçë ku ka akuzuar qeverinë se detyron qytetarët të marrin pjesë në mitingjet e Partisë Demokratike. 

Sipas Vangjel Dules, statusi i vendit kandidat po përdoret për qëllime elektorale ndërkohë që Shqipëria ka dështuar në marrjen e tij për 3 vite rradhazi. 

FRD, Topi: Vizat amerikane, nuk e vendos Berisha heqjen

Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. 

Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së, Bamir Topi, fushatën “butaforike” të forcave të mëdha politike në vend nga Durrësi, ku ftoi politikën të ulë kokën dhe të pranojë gabimet.

Duke u ndalur te premtimi i kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara, Topi uroi që shqiptarët të lëvizin sa më shpejt pa viza në të gjithë globin, por deklaroi se janë autoritetet amerikane ato që bëjnë vlerësimet dhe vendosin mbi regjimin e vizave dhe jo dëshirat e premtimet elektorale.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.