Topi: Vendi në krizë, PD e PS bëjnë shpenzime marramendëse për fushatë

Postuar në 19 Maj, 2013 04:10

 

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, akuzoi nga Durrësi dy forcat kryesore politike në vend për shpenzime, që sipas tij, shkojnë në shuma marramendëse përgjatë kësaj fushate

“Në një kohë kur vendi është zhytur në krizë ekonomike, këto shpenzime janë të pajustifikueshme”, u shpreh ish-presidenti, aktualisht në krye të FRD-së.

Zoti Topi sulmoi ashpër mazhorancën që sipas tij po përdor nëpunësit e administratës publike, për të mbushur sheshet e mitingjeve të Partisë Demokratike.

Edhe lideri i PS-së Edi Rama ka qenë kritik me kryeministrin Berisha për përdorimin e administratës në fushatë.

Gazeta Tema ka botuar fakte se si urdhërohen nëpunësit të bëhen pjesë e mitingjeve të Berishës./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.