Berisha ndryshon deklaratën për liberalizimin e vizave me SHBA-të

Postuar në 18 Maj, 2013 15:19

 

BERATI - Kryeministri Berisha ndodhet në qytetin e Beratit në një miting elektoral, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku prezanton kandidatët për deputetët. Ai në fjalën e tij renditi arritjet e qeverisë së tij, ndërsa tha se sërish ka probleme që kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme në Shqipërië do të investohen 6 miliardë dollarë investime të huaja.

Kryeministri Berisha u shpreh i bindur se në 4 e ardhshme Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa shprehu edhe njëherë më shumë këmbënguljen e tij për të miratuar çdo reformë që do liberalizonte vizat me SHBA. 

“Jam këtu për t’u zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe çdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë çdo shkollë çdo spital, çdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE-në për anëtarësim të plotë. Do bëjmë çdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve”,- u zotua Berisha. 

Ndërsa akuzoi opozitën për bllokim dhe mohim. “Alternativa tjetër kush është, mohime, mohime, akuza, akuza, bllokime, bllokime. Është normale të kritikosh nga mëngjesi gjerë në darkë qeverinë, por është e pandershme, në vish në Berat dhe të deklarosh se asnjë armik, asnjë pushtues nuk ju ka bërë ju ajo që ju ka bërë kjo qeveri;  kjo nuk vjen nga asnjë spital psikiatrik, por nga lideri i opozitës. Të shpallësh se Berati, nuk ka armiq nuk i ka bërë ajo që kjo qeveri”- akuzoi Berisha.

   SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.