Arkiv-Lajme të përditësuara

Bonot, tjetër minimum historik

Postuar në 20 Maj, 2013 03:09

Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%. 

Ky është niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Interesat kanë rënë për të gjitha afatet e maturimit, përfshirë dhe borxhin afatgjatë, i cili merret përmes obligacioneve. Qeveria shqiptare ka rreth 460 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm, pjesa më e madhe e të cilit është në bono njëvjeçare. 

Tiranë, humb jetën në pishina një 18- vjeçarë

Postuar në 19 Maj, 2013 15:22

 

TIRANE- Një 18 vjeçarë humbi jetën në mënyrë aksidentale në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek pishinat paraditen e kësaj të diele.

Sipas dëshmive adoleshenti është hedhur nga kati i tretë i trampolinës. I riu nga Sauku, është dërguar menjëherë për në spital, por pa mundur të shpëtojë.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 19- vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për një atak kardiak.

 

 

 

PANORAMA

Teherani paralajmëron Tiranën zyrtare: Ardhja e muxhahedinëve kërcënon sigurinë kombëtare

Postuar në 19 Maj, 2013 15:20

 

Ardhja në vendin tonë e 14 muxhahedinëve ka nxitur reagimet e Teherani. Ky i fundit ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News” Anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian Baqer Hosseini Seyed paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.

Sherret e palestinezit Anuar Rizik, një tjetër i pafajshëm nga fisi Zalla

Postuar në 19 Maj, 2013 15:18

 

Zëvendësdrejtori i fabrikës së çimentos denoncoi Darvin Zallën për prishjen e një muri rrethues

Instituti Heleno-Amerikan: Grekët përbëjnë 10% të popullsisë në Shqipëri

Postuar në 19 Maj, 2013 15:16

 

Instituti Heleno-Amerikan, me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se gjendja e minoritetit grek në Shqipëri nuk është e mirë. Sipas tij, qeveria shqiptare është duke shkelur të drejtat e minoritetit grek.

Nën vellon e zhvillimit ekonomik, qeveria shqiptare e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, toleron shkeljen e ligjit, të drejtat themelore të njeriut, të pakicave etnike dhe të drejtat pronësore, përfshirë konfiskimet e paligjshme të pronës”, thuhet në deklaratë.

IHA thotë se minoritetit grek po i merren me dhunë pronat.

Berisha: 23 qershori, votë për integrimin

Postuar në 19 Maj, 2013 15:16

Duke e vënë theksin tek arritjet e deritanishme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se të vetmin objektiv politik ka patur bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Kërkoi Fierin sepse këshilltarët e tij kishin kaluar në një parti tjetër. Është njësoj sikur t’i kërkoj unë tani të më kthejë Ilir Metën. Kjo është demokracia. Ndaj dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që brenda një viti të marrim statusin e vendit kandidat dhe të nisim negociatat për hyrjen në BE”, theksoi Berisha.

Volfarth: KQZ me 4 anëtarë e ligjshme, po jo e besueshme

Postuar në 19 Maj, 2013 10:32

 

Berisha nga Vlora, lum akuzash për Ramën dhe Kokëdhimën. Zero vota edhe për Malajn

Postuar në 19 Maj, 2013 10:30

 

Kryeministri Sali Berisha në një komunikim në tryezë me gazetarët ka lëshuar një lum me akuza në adresë të Ramës dhe Kokëdhimës. Akuzat vijojnë për dokumentarin prezantues të liderit të PS-së, të cilin Berisha e ka krahasuar me “Librin e Vegjëlisë”  të Enver Hoxhës.

Hetimi i Lamajt për Frrokun, zbulohet vendimi i vitit 2010

Postuar në 19 Maj, 2013 10:28

 

Vrasja në Belgjikë

Gjykata belge dënoi katër persona për vrasjen e Aleksandër Kurtit

E përditshmja britanike ‘Telegraph’: Toni Blair do këshillojë qeverinë e ardhshme shqiptare. Rama pritet të fitojë

Postuar në 19 Maj, 2013 10:27

 

E përditshmja e njohur britanike “Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë faktit që ish- kryeministri Tony Blair do të jetë këshilltar i Edi Ramës.

“Edi Rama, lider i opozitës socialiste, njoftoi javën e shkuar se Blair do të jetë këshilltar, duke nisur nga muaji direkt pas zgjedhjeve, të cilat pritet të fitohen nga Edi Rama,” shkruan kjo e përditshme.

“Rama është popullor në Shqipëri dhe sondazhet tregojnë se ai mund të fitojë 49 përqind të votës kombëtare, duke fituar zgjedhjet”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara