Berisha nga Vlora, lum akuzash për Ramën dhe Kokëdhimën. Zero vota edhe për Malajn

Postuar në 19 Maj, 2013 10:30

 

Kryeministri Sali Berisha në një komunikim në tryezë me gazetarët ka lëshuar një lum me akuza në adresë të Ramës dhe Kokëdhimës. Akuzat vijojnë për dokumentarin prezantues të liderit të PS-së, të cilin Berisha e ka krahasuar me “Librin e Vegjëlisë”  të Enver Hoxhës.

 “Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. Si janë të izoluar vlonjatët kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndjejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës. 

Më tej Berisha e cilësoi problematike për të majtën kandidaturën e Koço Kokëdhimës në Vlorë. “Në Vlorë e solli Koço Kokëdhima, i cili e nisi biznesin si asistent i Hajdin Sejdisë. Shkoni në Himarë, do shikoni pallate që kanë zhdukur detin. Këto pallate janë të Koços, i cili ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës”- akuzoi ai.

Ndërkohë Berisha ka vlerësuar lart figurën e Arben Malajt, por deklaroi zero vota për të në Vlorë, ku kandidon si deputet i pavarur.

“Arben Malaj ka qenë konstant në qëndrimet e tij për procesin  e integrimit dhe ka bërë thirrje për miratimin e 3 ligjeve. Malaj u largua nga PS-ja sepse do integrimin evropian. Por Malaj nuk është një aleat, prandaj u bëj thirrje mbështetësve që të mos hedhin asnjë votë për të. Zero vota për Arben Malajn”,-  tha Berisha.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.