Instituti Heleno-Amerikan: Grekët përbëjnë 10% të popullsisë në Shqipëri

Instituti Heleno-Amerikan, me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se gjendja e minoritetit grek në Shqipëri nuk është e mirë. Sipas tij, qeveria shqiptare është duke shkelur të drejtat e minoritetit grek.
“Nën vellon e zhvillimit ekonomik, qeveria shqiptare e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, toleron shkeljen e ligjit, të drejtat themelore të njeriut, të pakicave etnike dhe të drejtat pronësore, përfshirë konfiskimet e paligjshme të pronës”, thuhet në deklaratë.
IHA thotë se minoritetit grek po i merren me dhunë pronat.
“Në 2004 qeveria i dha 70 hektar tokë në Himarë një firme private, pronësinë e të cilës e pretendonin 120 grekë dhe Kisha Ortodokse. Në 2008 Komisioni për Kthimin e Pronave refuzoi aplikimet e 120 grekëve që pretendonin pronësinë e kësaj toke. Po në 2008 pati përplasje mes banorëve dhe firmës së ndërtimit, që çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e banorëvë. Si pasojë e kërcënimeve shumë familje u larguan nga banesat e tyre”, thuhet në njoftim.
Instituti ka kundërshtuar ashpër edhe regjistrimin e popullsisë, duke thënë se minoriteti grek u tkurr qëllimisht, ndërkohë që që grekërit, sipas IHA, përbëjnë 10% të popullsisë shqiptare, dhe jo 0.54% sa i ka nxjerrë Censusi.
Për këtë arsye, IHA ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të bëjë një regjistrim të besueshëm të popullsisë./b.l
TEMA
Add new comment