Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta: Berisha flet për një botë imagjinare, tani po e ndjen krizën

Postuar në 22 Maj, 2013 15:18

 

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën e saj, ku prezantoi kandidatët për deputetë në radhët e këtij forumi. I pranishëm në këtë miting ishte edhe kreu i LSI, Ilir Meta, i cili deklaroi se forca politike që kryeson është dëshmia më e mirë e përfaqësimit të të rinjve, ku 4 nga 7 kandidatët e LSI-së në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim.

Meta u shpreh se LSI është forca e të rinjve ku promovohen politikanët e rinj. 

Berisha-Ramës: Rrugët dhe punësimi janë parimet e mia, ti rri në autobusin me xhama të zinj

Postuar në 22 Maj, 2013 15:16

 

Kryeministri Sali Berisha ka çelur sot fushatën e elektorale në qytetin e Librazhdit ku ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë rreth, Eduard Selamin.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, Selami u shpreh se Berisha arriti të krijonte shtetin më të fortë ligjor, arriti të liberalizonte vizat, të zhvillonte infrastrukturën, të ndërtonte shkolla dhe qendra shëndetësore. Ai u bëri thirrje banorëve të Librazhdit të votojnë PD, pasi sipas Selamit është garancia më e madhe për Shqipërinë europiane.

Eduard Selami sulmon opozitën dhe deklaron: Mbështetja ndaj Berishës është garanci për shtet ligjor

Postuar në 22 Maj, 2013 15:15

 

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Eduard Selami, duke folur në mitingun e organizuar për hapjen e fushatës në Librazhd, sulmoi opozitën duke thënë se ajo ka bllokuar integrimin.

Selami tha se PD do i japë fund politikës së bllokimit më 23 qershorit.

I rikthyeri pas 15 vitesh beson se tani, njësoj si në vitin 1992, PD është garancia për integrimin e vendit në BE.

“Ne së bashku me PD i realizuam këto mundësi, sot udhëtojmë si qytetarë të denjë në BE, pa viza dhe pa radha të gjata në ambasada.

Rama: Votojmë “paketën” e Metës

Postuar në 22 Maj, 2013 15:14

Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PS Edi Rama shprehu mbështetjen e tij për paketën e propozuar nga Ilir Meta, që lidhet me miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. 

Sakaq, zoti Rama i dha përgjigje ministres së Integrimit, e cila pak më herët deklaroi se dyshja Rama-Meta janë duke luajtur bllofin me tre ligjet. 

Meta,Berishës:Karrigen merre me vete si Walesa. Gjinushi? Do përballojmë shpenzimet për karrige tjetër

Postuar në 22 Maj, 2013 06:36

 

TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka sqaruar edhe njëherë se edhe pas deklaratës së Nasip Nacos,  se nuk ka asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithcka ecën në sintoni të plotë.

Në një konferencë për shtyp, pas interesit të medias, Meta i është përgjigjur deklaratës së Berishës për karrigen e kryeministrit dhe asaj që Gjinushi ka thënë në intervistën e dhenë për Panorama, ku ka theksuar se më mirë Berisha se ai kryeministër.

“Drejtorët e shkollave anulojnë mësimin, organizojnë gjimnazistët në fushatë”

Postuar në 22 Maj, 2013 06:35

 

BERAT- Kandidati i PS-së në qarkun e Beratit, Artan Lame ka publikuar dy fotografi, ku shihet qartë kandidati i PD-së, duke bërë fushatë brenda ambienteve të universitetit, në shkelje të ligjit. Fjalimin e tij e dëgjojnë student të universitetit, që ne vend që të jenë në mësim, janë organizuar për të dëgjuar fjalimin e kandidatit të PD-së, Astrit Veliaj.

“Ky zotëria qe shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit te Beratit (shkelje flagrante e ligjit). 

Negociatat e Arvizu, PS e PD larg konsensusit për KQZ

Postuar në 22 Maj, 2013 06:34

Të zhytur kokë e këmbë në fushatë, PS dhe PD kanë lënë në hije ngërçin e KQZ-së, që funksionon prej javësh vetëm me katër anëtarë. Më shumë se tek partitë, shqetësimi për këtë anomali shihet tek diplomatët e huaj, të cilët janë përfshirë edhe një tjetër herë në kërkim të një zgjidhjeje për “arbitrin”, një muaj para 23 qershorit. Negociatat në prapaskenë dolën në sipërfaqe dje me vizitën 40-minutëshe që ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu zhvilloi në zyrën e Ramës. “Gjithmonë jam optimist për një zgjidhje, por gjithashtu jam realist.

FRD-ja e Topit pritet të dëmtojë PD-në në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit

Postuar në 22 Maj, 2013 06:32

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Vendi - Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FRD-ja, kjo parti numëron gjithsej mbi 100 mijë anëtarë në të gjithë vendin, ndërsa pretendon se votues do ketë rreth 150 mijë.

Vazhdon dhunimi i KQZ-së/ Votat e Fierit do numërohen në fshat, në bastionet e PD-së

Postuar në 22 Maj, 2013 06:31

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debate dje për shkak të caktimit të vendeve të numërimit të votave për qarkun e dytë më të madh në vend, atë të Fierit.

Prefekti i Fierit ka kërkuar që vendi i numërimit të votave me numër 59 të vendoset në komunën Dermenas.

Por përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj, tha se KQZ po i cakton VNV-të në bastione të së djathtës duke nxitur përplasje mes palëve.

PARTISË SË DREJTËSISË S'I JAPIN MË POSTE

Postuar në 22 Maj, 2013 06:28

 

Partia e Drejtësisë nuk do t’i marrë dy postet zëvendësministrore që ia ka kërkuar Shefit të Qeverisë. Burime të Express bëjnë të ditur se përgjigja e Kryeministrit për kërkesën e kahershme të PD’së, është negative dhe se ky vendim nuk ka gjasë as të negociohet më.

Ferid Agani nuk do t’i marrë dy postet qeveritare të cilat ia ka kërkuar shefit të ekzekutivit për dy bashkëpartiakët e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara