“Drejtorët e shkollave anulojnë mësimin, organizojnë gjimnazistët në fushatë”

BERAT- Kandidati i PS-së në qarkun e Beratit, Artan Lame ka publikuar dy fotografi, ku shihet qartë kandidati i PD-së, duke bërë fushatë brenda ambienteve të universitetit, në shkelje të ligjit. Fjalimin e tij e dëgjojnë student të universitetit, që ne vend që të jenë në mësim, janë organizuar për të dëgjuar fjalimin e kandidatit të PD-së, Astrit Veliaj.
“Ky zotëria qe shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit te Beratit (shkelje flagrante e ligjit).
Është duke iu folur maturanteve të 3 gjimnazeve të qytetit: Shqyqyri Lakra, Babe Dude Karbunara dhe Kristaq Capo. Edhe kjo shkelje flagrante e ligjit.
Gjimnazistët u hoqën nga mësimi, dhe në mënyrë të organizuar u çuan të dëgjojnë broçkullat e Astritit, nga vete drejtorët e gjimnazeve, përkatësisht: Stavri Zhara, Fitore Sulejmani dhe Vasil Cinari. Edhe kjo një tjetër përdhosje e shkollës.
Ju prindër që e keni dërguar djalin apo vajzën në shkolle, tani shihni që të përfundojë në duart e një aventurieri”,- shkruan Lame në Facebook.
SHEKULLI
Add new comment