Arkiv-Lajme të përditësuara
Startimi i fushatës, AKZ ankohet se e cesurojnë
Aleanca Kuqezi i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive të zbatoje ligjin i cili e ngarkon këtë institucion të kryej monitorimin e programeve informative te transmetuar nga operatorët radiotelevizive kombëtare. “Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Aleanca KuqeZi, denoncon Autoritetin e Mediave Audiovizive, se është një institucion i cili ka shkelur ligjin nr. 8410, dt. 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat.
I vihet flaka makinës së babait të kreut të degës së PS të Prezës, Lavdim Kajmaku
Kreu i degës së Partisë Socialiste në Prezë është vënë sërish në qendër të sulmeve. Makina e të atit të Lavdim Kajmakut është shkrumbuar nga flakët nga një zjarrëvënie e qëllimshme rreth orës 04:50, ndërsa gjatë natës ka pasur edhe të shtëna me armë ndaj banesës së tij, por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar. Në muret e jashtme të banesës kanë mbetur shenjat e plumbave.
Topalli: Opozita të sjellë tre emrat për KQZ-në dhe ne mbledhim Kuvendin. Meta: Mazhoranca duhet të reflektojë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të mbledhë Kuvendin për të miratuar tre emrat e opozitës për vendet e lëna bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deklaratat e saj u bënë gjatë një takimi me zotin Roberto Battelli, koordinator special dhe kryesues i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, i caktuar nga Kryetari i OSBE-së.
“Kemi miratuar me konsensus kuadrin zgjedhor, duke reflektuar në të, të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, bazuar mbi propozimet e opozitës”, tha Topalli.
MAQEDONIA KA SJELLJE ANTIEVROPIANE NDAJ KOSOVËS
Maqedonia nuk ka ftuar Presidenten e Kosovë në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore duke i bërë kështu qejfin Serbisë, mirëpo ky gjest i shtetit tonë fqinjë, ka provokuar kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi dhe ministrin tonë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit, këtë sjellje të Maqedonisë, e ka quajtur antievropiane.
Që të dy këtë e kanë quajtur si të papranueshme këtë veprim të Maqedonisë, duke shtuar se ai paraqet shqetësim për relacionet mes dy vendeve dhe se sjellja e Maqedonisë është antievropiane ndaj Kosovës.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
“Angazhimi ynë është për të krijuar menjëherë parqe industriale dhe zona të lira ekonomike, të cilat do të ofrojnë të gjitha lehtësirat infrastrukturore, por njëkohësisht edhe që do të bëjnë të mundur lehtësimin total edhe nga tatimet dhe taksat për një periudhë 5-vjeçare, me qëllim kryesor rritjen e punësimit”, deklaroi Meta.
Meta takon delegacionin e OSBE: Maxhoranca dhunoi KQZ-në, duhet të reflektojë
TIRANE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta akuzoi maxhorancën për situatën e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa tha se opozita është e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e situatës. Deklarata e Metës u ba gjatë takimit të tij me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që gjendet në Tiranë.
"Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
GREQI - Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke. Kjo është kërkesa që shtrohet nga disa ish-ushtarakë në pension. Ata bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.
Sulmohet vandalisht Shtëpia e Kongresit të Alfabetit Shqip në Manastir
Persona të panjohur kanë sulmuar Shtëpinë e Alfabetit Shqiptar në qytetin e Manastirit. Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas raportimit të agjensisë “Ina”, policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Drejtori i Shtëpisë Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Gazmend Hoxhaj deklaroi se ky akt vandal krijon një imazh të keq për qytetarët e Manastirit dhe këto tentime nuk mposhtin këtë institucion vlerash kombëtare dhe historike shqiptare.
Rama prezanton Doklen dhe Bushi në në Fushë Krujë: Denokratët të votojnë për Rilindjen e vendit
Në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka udhëtuar drejt Fushë Krujës ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij rrethi dhe Krujës po ashtu, Namik Doklen dhe Artur Bushin. I entuziazmuar nga pritja e mbështetësve socialistë, Rama ka shprehur besimin se PS do të triumfojë në qarkun e Durrësit.
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Vizitën e zotit Moore e njoftoi Zëri i Amerikës mbërëmjen e së premtes. Krahas çështjeve të tjera me interes për SHBA, kryesorja në axhendën e Moore pritet të jetë KQZ-ja.