Sulmohet vandalisht Shtëpia e Kongresit të Alfabetit Shqip në Manastir

Postuar në 24 Maj, 2013 15:06

Persona të panjohur kanë sulmuar Shtëpinë e Alfabetit Shqiptar në qytetin e Manastirit. Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.  Sipas raportimit të agjensisë “Ina”, policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Drejtori i Shtëpisë Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Gazmend Hoxhaj deklaroi se ky akt vandal krijon një imazh të keq për qytetarët e Manastirit dhe këto tentime nuk mposhtin këtë institucion vlerash kombëtare dhe historike shqiptare. Ndërkohë qeveria e Maqedonisë e ka dënuar ashpër aktin vandal dhe ka shprehur angazhimin për  zbardhjen e rastit. Reagime ka pasur edhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI si dhe nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, të cilët kanë kërkuar që Tirana e Prishtina të ngrenë zërin për këtë akt të shëmtuar si dhe të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike shqiptare.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.