Arkiv-Lajme të përditësuara

PD mbledh konventën për Shqipërinë e zhvilluar, Patozi: Do vazhdojmë rrugën e nisur deri në antarësimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 25 Maj, 2013 16:31

Partia demokratike do të vazhdojë rrugën e nisur deri në antarësimine plotë të Shqipërisë në BE deklaroi sot nënkryetari i saj Astrit Patozi. Deklaratën Patozi e bëri  në hapjen e konventës së PD-së për Shqipërinë e zhvilluar.”Gjithçka fillon me rrugët. Në këto vjet kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10 mijë km rrugë. Ne i kemi lidhur këto rrugë me pika kufitare. Kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, 1 mln e gjysmë udhëtarë në vit. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 45 rrjete të furnizimit me ujë.Ne po lidhim qytetarët me internet kudo që ata jetojnë.

Rama në Rrogozhinë: Rilindje jo vetëm për socialistët, por për gjithë shqiptarët

Postuar në 25 Maj, 2013 16:29

Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj për Qarkun e Tiranës në qytetin e Rrogozhinës. Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë votuesit që pa u verbuar nga ngjyrat partiake të votojnë, siç tha ai, për dhënien fund të papunësisë, rrënimit dhe varfërisë.

Sipas Ramës më 23 qershori do të jetë dita kur shqiptarët do të vendosin mes rrënimit dhe rilindjes e cila nuk do të jetë vetëm për socialistët por për të gjithë Shqipërinë.

Blushi: PD, terror ndaj bizneseve që s’i binden në Elbasan. Gjoba deri në 20 milionë euro

Postuar në 25 Maj, 2013 16:27

Drejtuesi i fushatës së PS-së në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, ka denoncuar nëpërmjet një konference shtypi, atë që ai e cilësoi terror të mirëfilltë që po ushtrohet ndaj biznesmenëve elbasanllinj.

Sipas Blushit, 2-3 javët e fundit PD ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj bizneseve që nuk i binden, duke i gjobitur. Blushi shprehet se këto gjoba kapin shifrën deri në 20 milionë euro.

Projekti i gazsjellësit Transadriatik

Postuar në 25 Maj, 2013 16:26

Konsorciumi i “Shah Denizit”, fushës-naftëmbajtëse në Azerbajxhan do të vendosë muajin e ardhshëm për projektin fitues që do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë. 

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i gazsjellësit Transdadriatik, Kjetil Tungland, gjatë një interviste për revisten nderkombetare, “Pipeline International”. 

Topi: Politika që kërkon të riciklojë pushtetin nuk meriton të votohet

Postuar në 25 Maj, 2013 08:23

Kreu i FRD-se, Bamir Topi duke prezantuar kandidatet e Beratit ka ftuar qytetaret te mos besojne ne premtimet boshe qe perseriten ne cdo kohe fushate. Sipas tij, politika qe kerkon te ricikloje pushtetin nuk meriton te votohet.

“Mos e lini fatin tuaj në dorë të manipulatorëve, dilni në votime dhe vlerësoni të ardhmen e familjeve tuaja. Shfrytëzojeni mundësinë që ju ka dhënë kushtetuta për të zgjedhur vetë ju pushtetin”- tha Topi, duke shtuar se FRD ka një program të qartë dhe bindës, “prandaj në 23 qershor votoni numrin 66, numrin e fitores së Frymës së Re Demokratike”.

Mashtroi duke përfituar 7 mln lekë, zhduket drejtori i bankës

Postuar në 25 Maj, 2013 08:22

Zhduket me 7 milionë lekë të reja drejtori i filialit të një banke në zonën e Porcelanit. Denoncimi është bërë në komisariatin nr.4 të policisë nga përfaqësues të bankës. Artan Dani, 40 vjeç ka arritur që me skemën e tij të mashtrimit të përvetësojë një vlerë prej 7 milionë lekësh. Burime bëjnë me dije se skema e mashtrimit të Danit ishte mjaft e thjeshtë dhe ka funksionuar për një kohë të gjatë.

Zyrtari i DASH, në Tiranë për KQZ-në

Postuar në 25 Maj, 2013 08:20

Arvizu: Parlamenti të shqyrtojë ngërçin. Topalli: Gati të plotësohen vendet bosh

Fatjona Mejdini

Meta: Bashkimi i Ramës me ne, veprimi më largpamës që ka bërë ndonjëherë

Postuar në 25 Maj, 2013 08:19

Kreu i LSI-së. Ilir Meta, mendon se bashkimi i Ramës me të, ka qenë pakti më largpamës që ka bërë ndonjëherë ai në politikë.

Ky pakt mendoj se gëzon një mbështetje tepër të gjerë dhe këtë do ta tregojë në mënyrë të qartë rezultati i zgjedhjeve dhe besoj se koalicioni me LSI-në ka qenë veprimi më largpamës faktikisht që ka bërë z.Rama”, ka thënë Meta për “Shekullin”.

Rama: Të përmbyllim procesin e legalizimit

Postuar në 25 Maj, 2013 08:15

Kreu i PS-se, në një takim me banorë të Paskuqanit, deklaroi se Qeveria nuk i ka kthyer syte kurre nga kjo zone, nderkohe qe koha ka shkuar para nga vete banoret, qe kane ndertuar shtepi, por mbeten te izoluar. 

Rama shprehu shqetësimin për situatën e krijuar, ndërsa theksoi se pa u përfunduar procesi i legalizimeve nuk mund të ecet përpara.

"Për 8 vite me radhë Qeveria nuk arriti të përmbyllë procesin e legalizimit, duke lënë të pasigurt banorët e Paskuqanit dhe shumë zonave të Shqipërisë, të cilët kërkuan një jetë më të mirë", tha Rama.

 

 

Policia greke u kërkon shqiptarëve 5 mijë euro garanci për të kaluar kufirin

Postuar në 25 Maj, 2013 03:41

KAPSHTICË- Emigrantët shqiptarë që ka dashur të kalojnë kufirin për në Greqi kanë hasur një problem i shkaktuar nga policia kufitare greke. Për kalimin e shqiptarëve, policia greke në kufi u ka kërkuar 5 mijë euro si garanci për ditët e qëndrimit. Kjo është arsyeja që dhjetëra qytetarë janë në pritje për të hyrë në shtetin fqinj. Në vijim pritet që situata të sqarohet dhe qytetarët të kalojnë kufirin e Kapshticës.

 

 

SHEKULLI

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara