Rama në Rrogozhinë: Rilindje jo vetëm për socialistët, por për gjithë shqiptarët

Postuar në 25 Maj, 2013 16:29

Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj për Qarkun e Tiranës në qytetin e Rrogozhinës. Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë votuesit që pa u verbuar nga ngjyrat partiake të votojnë, siç tha ai, për dhënien fund të papunësisë, rrënimit dhe varfërisë.

Sipas Ramës më 23 qershori do të jetë dita kur shqiptarët do të vendosin mes rrënimit dhe rilindjes e cila nuk do të jetë vetëm për socialistët por për të gjithë Shqipërinë.

“Më 23 qershor askush nga ata që jetojnë me dyqanin e tyre në Rrogozhinë apo në gjithë Shqipërinë nuk duhet të mendojë se më kë parti është, por të mendojë se si ta heqë taksën e biznesit të vogël duke vënë kryqin tek kutia e numrin 29 që është Partia Socialiste. Çdokush që ka një rrogë, nuk duhet të mendojë se i kujt partie është, por më 23 qershor të votojë PS për të hequr taksën e sheshtë. Kush është i papunë nuk mund të rri dhe të ëndërrojë punë me Partinë Demokratike në pushtet,  por të shkojë dhe të pushojë Saliun nga puna, se vetëm kështu do të hapet rruga për punësimin,” tha Rama.

Më tej, Rama u ndal tek rendi. Ai tha se krimi ka dalë nga zinxhirët dhe premtoi që se pas 23 qershorit Partia Socialiste do të vendosë në shërbim të qytetarëve, të sigurisë së tyre dhe të pronave që ata kanë Policinë e Shtetit.

“Sot krimi ka dalë nga zinxhirët dhe ka marrë kontrollin duke cenuar sigurinë e çdo individi dhe çdo prone. Më 23 qershor shqiptari i zakonshëm me votën për PS do ringrejë Policinë e Shtetit dhe do të kthejë atë në mbrojtje të vetes dhe pronës së vet. Për të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera 23 qershori është dita kur Shqipëria do të vendosë mes rrënimit të mëtejshëm apo Rilindjes, mes rritjes së papunësisë apo punësimit real, mes falimentimit të biznesit apo shtimit të biznesit. 23 qershori nuk është Rilindje vetëm për socialistët, por është Rilindje e shqiptarëve dhe për shqiptarët”, tha Rama.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.