Startimi i fushatës, AKZ ankohet se e cesurojnë

Aleanca Kuqezi i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive të zbatoje ligjin i cili e ngarkon këtë institucion të kryej monitorimin e programeve informative te transmetuar nga operatorët radiotelevizive kombëtare. “Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Aleanca KuqeZi, denoncon Autoritetin e Mediave Audiovizive, se është një institucion i cili ka shkelur ligjin nr. 8410, dt. 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat. Neni 7 i këtij ligji, ngarkon këtë institucion për të kryer monitorimin e programeve informative të transmetuara nga operatorët radiotelevizivë kombëtarë. Ky insitucion në rastin më të mirë është tërësisht i paaftë për të kryer këtë monitorim dhe në rastin më të keq është drejtuar nga filozofia e territ informativ.Aleanca KuqeZi, sjell shqetësimin e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë se Autoriteti i Mediave Audiovizuale që nga muaji gusht i vitit 2012 nuk e kryen këtë monitorim në zbatim të ligjit.Ky autoritet po tregohet i paaftë për të qenë një insitucion i pavarur por është bërë palë me mediat e kapura nga pushteti dhe nga opozita. Nisur nga fakti se që nga muaji gusht i vitit 2012 ky autoritet nuk ka bërë publike të dhënat e monitorimit të tij, në këto kushte Aleanca KuqeZi ka dyshim të arsyeshëm se ky institucion ka abuzuar me detyrën duke penguar informimin e publikut shqiptar për rreth 10 muaj rresht. Publiku dhe votuesit shqiptarë duhet të vërtetojnë pretendimet e Aleancës KuqeZI se mediat e kapura nga Berisha dhe Rama kanë bojkotuar qëllimisht të gjithë aktivitet publike, informuese dhe ato politike drejtuar elektoratit të Aleancës KuqeZi. Në këto kushte AK i drejtohet publikisht këtij autoriteti që të pasqyrojë pa humbur kohë dhe në mënyrë emergjente kohëzgjatjen e saktë të fushatës së Aleancës KuqeZi në mediat shqiptare në zbatim të ligjit”, ka deklaruar Sekretari Politik i Aleancës KuqeZi, Eduart Kaca.
MAPO
Add new comment