Arkiv-Lajme të përditësuara

QEVERIA BESON NË PAFAJËSINË E KOMANDANTËVE TË UÇK-SË

Postuar në 24 Maj, 2013 04:09

(E plotësuar) Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish Komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Në një komunikatë për media thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitoj lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe NATO-n.

Rama: 77-80 deputetë objektiv rea

Postuar në 24 Maj, 2013 04:08

23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri. 

Këto zgjedhje pritet të jenë historike, pavarësisht nëse e djathta do të fitojë një mandate të tretë apo do të humbë për herë të parë pushtetin me zgjedhje, sepse mbi të gjitha do të jenë një test i vërtetë për të gjitha palët në vend, një test për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

AI: Shqipëria me sistem drejtësie të dështuar

Postuar në 23 Maj, 2013 14:59

Raporti i Amnesty International për 2012-ën, rendit dy,vepra penale ose krime mbizotëruese në vendet e Ballkanit Perëndimor; diskriminimi pakicave si, homoseksualë dhe respektimi i të drejtëve të grupeve etnike. Raporti për Shqipërinë thekson se sistemi i gjyqësorit në vend është i dështuar. Raporti përmend rastin e vrasjes së paligjshme të 4 protestuesve të 21 janarit, autorët e të cilëve nuk janë dënuar. 

Sequi: Zgjedhjet e 23 qershorit, test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike

Postuar në 23 Maj, 2013 14:58

Forcimi i shtetit është kusht themelor për Bashkimin Evropian deklaroi sot Kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi. Si tha se zgjedhjet e 23 qershorit, janë test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike. Ambasadori shprehu mbështetjen që BE dha për Shqipërinë, me qëllim që ajo t’i afrohet standardeve evropiane.Sequi mori pjesë ne nisjen punimeve të burgut në Rec të Shkdorës.

 

 

 

MAPO

TAP, vendet e rajonit nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit

Postuar në 23 Maj, 2013 14:57

Firmoset në Tiranë memorandumi i Bashkëpunimit në realizimin e gazsjellësit TAP mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë. Memorandumi u nënshkrua në ambientet e kryeministrisë nga katër ministrat e Jashtëm, Aldo Bumçi, Igor Lukshiç, Zlatko Lagumdzija dhe Joshko Klisoviç, në prani edhe të Kryeministrit Berisha.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare, vlerësoi edhe një herë rëndësinë e projektit TAP, duke e vlerësuar si një urë të shkëlqyer bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

Komisioni i Venecias: KQZ nuk mund të funksionojë me 4 anëtarë. Dyshime se mund të ndryshojnë rregullat

Postuar në 23 Maj, 2013 14:56

Komisioni i Venecias shprehet se situata e krijuar në KQZ është shumë delikate. Konrad Olshevski, eksperti i Komisionit të Venecias që po asiston KQZ-në për zgjedhjet, thotë se e paplotë siç është, KQZ-ja s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për 23 qershorin.

PS hap fushatën në Tiranë

Postuar në 23 Maj, 2013 14:55

Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes. 

Hysi: Berisha dështoi me drejtësinë. Nuk heqim dorë nga zbardhja e 21 Janarit dhe Gërdecit

Postuar në 23 Maj, 2013 09:19

TIRANE- Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi ka akuzuar qeverine per deshtim me drejtesine dhe e ka zhytur vendin ne batakun e korrupsionit. Ne nje deklarate nga selia e PS, ne kuader te nismës ‘100 arsye për të mos votuar Berishën” ajo ka thene se shqiptaret vazhdojne ende te presin drejtesi per 21 janarin, Gërdecin, vrasjen e Remzi Hoxhës, deputetit Xhindi, per te cilat opozita nuk do te heqe dore.

Eksperti i Komisionit të Venecias: Zgjedhjet s'mund të organizohen me KQZ të cunguar

Postuar në 23 Maj, 2013 09:18

Komisioni i Venecias ka paralajmëruar dështim të vendimmarrjeve të KQZ konkretisht për aktet normative që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 5 votash. Duke marrë si shembull projektin pilot të Tiranës për identifikimin e votuesve konsulenti zgjedhor Konrad Olszewski cili ndodhet në Shqipëri për më shumë se dy muaj tha se, miratimi i akteve normative që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 5 votash sjell domosdoshmërinë për plotësimin e anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Nis kompensimi fizik, 1262 hektarë për ish-pronarët

Postuar në 23 Maj, 2013 09:17

Paralel me kompensimin financiar do të nisë edhe ai fizik ndaj ish-pronarëve. Qeveria miratoi dje kalimin e fondit të tokave prej 1262 hektarësh në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ta shpërndarë. Po dje, qeveria i kaloi Ministrisë së Bujqësisë 520 hektarë tokë bujqësore, për t’ua dhënë me qira atyre që duan të zhvillojnë bujqësinë dhe blegtorinë.

 

Kompensimi

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara