Hysi: Berisha dështoi me drejtësinë. Nuk heqim dorë nga zbardhja e 21 Janarit dhe Gërdecit

Postuar në 23 Maj, 2013 09:19

TIRANE- Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi ka akuzuar qeverine per deshtim me drejtesine dhe e ka zhytur vendin ne batakun e korrupsionit. Ne nje deklarate nga selia e PS, ne kuader te nismës ‘100 arsye për të mos votuar Berishën” ajo ka thene se shqiptaret vazhdojne ende te presin drejtesi per 21 janarin, Gërdecin, vrasjen e Remzi Hoxhës, deputetit Xhindi, per te cilat opozita nuk do te heqe dore.

“Ky kryeministër e ka përdorur pushtetin për të përfituar përmes padrejtësive duke grabitur pasuritë e vendit, duke grabitur të ardhurat e njerëzve, duke shkelur liri dhe të drejta për të mundur të fitojë qetësinë që i duhet që të sundojë mbi një batak korrupsioni dhe kriminaliteti. Dhe pse tashmë pa imunitet, gjykata dhe prokuroria vazhdojnë të mos kenë vullnetin që të hapin çështjet ndaj ish-ministrave përgjegjës për disa nga këto ngjarje. Dhe pse pa imunitet, asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për korrupsion. Për Partinë Socialiste 21 janari nuk është një nga çështjet e drejtësisë, por është çështja që do të vendosi në themelet e drejtësisë shqiptare të drejtën. Për këtë arsye ne nuk do të heqim dorë për asnjë çast nga rivendosja e drejtësisë në vend dhe vënien përpara saj të vrasësve të 21 janarit, vrasësve të Remziut, të Fatmirit dhe përgjegjësit e Gërdecit”, tha Hysi.

Ajo premtoi se PS me fitoren e 23 qershorit, do t’i jape shqiptarëve një qeveri legjitime që do të qeverisë me drejtësi dhe me legjitimitetin e votës së tyre do të rivendosë shtetin e së drejtës, duke çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë e duke vendosur barazi përpara ligjit.

“Ne do t’i mbështesim pa i braktisur për asnjë çast familjet e 21 janarit, të Remziut, të Fatmirit, të Gërdecit e familjarët e të gjithë viktimave të drejtësisë të munguar në këto vite. Rilindja do të fillojë me votën e shqiptarëve në 23 qershor dhe do të vazhdojë me rivendosjen e drejtësisë në vend”, tha ajo.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.