Topi: Politika që kërkon të riciklojë pushtetin nuk meriton të votohet

Kreu i FRD-se, Bamir Topi duke prezantuar kandidatet e Beratit ka ftuar qytetaret te mos besojne ne premtimet boshe qe perseriten ne cdo kohe fushate. Sipas tij, politika qe kerkon te ricikloje pushtetin nuk meriton te votohet.
“Mos e lini fatin tuaj në dorë të manipulatorëve, dilni në votime dhe vlerësoni të ardhmen e familjeve tuaja. Shfrytëzojeni mundësinë që ju ka dhënë kushtetuta për të zgjedhur vetë ju pushtetin”- tha Topi, duke shtuar se FRD ka një program të qartë dhe bindës, “prandaj në 23 qershor votoni numrin 66, numrin e fitores së Frymës së Re Demokratike”.
Kandidati për deputet Aleksandër Sallabanda qe prin listën e FRD-së për qarkun e Beratit duke përshendetur pjesëmarrësit në tubim tha ndër të tjera se sot është dita të mbeshtetet Fryma e Fe Demokratike sepse kështu i jepet fund tranzicionit të gjatë shqiptar.
Ai foli gjithashtu edhe për situatën e rëndë ekonomike të Beratit duke thënë së mungon plani zhvillues si dhe interesimi i qeverisë per zhvillim.
PANORAMA
Add new comment