Arkiv-Lajme të përditësuara

Alarmi i Prokurorisë: Para false nga Mali i Zi e Kosova për sezonin veror

Postuar në 27 Maj, 2013 15:21

Prokuroria jep alarmin mbi një sasi të konsiderueshme eurosh të falsifikuara që janë hedhur në tregun vendas dhe pritet të shpërndahen përgjatë sezonit veror, kryesisht në Shkodër e Lezhë. Pas arrestimit të pesë të rinjve që dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar falsifikimi, hetimet tremujore zbulojnë se sasia e parave të sekuestruara është vetëm maja e ajsbergut. Sipas një burimi të rezervuar mësohet se Shqipëria dhe kryesisht dy qytetet veriore janë pjesë e një skeme për hedhjen në qarkullim të parave të falsifikuara me origjinë në Mal të Zi e Kosovë.

Rama në Elbasan: Do anulojmë ligjin për importin e plehrave. Do ndërtojmë ladfill me standarde

Postuar në 27 Maj, 2013 15:19

Nga Elbasani ku mbajti një konferencë për Mjedisin, kreu i opozitës Edi Rama akuzoi qeverinë se po i hap dritën jeshile importit të plehrave, në një kohë që niveli i ndotjes është në shifra alarmante.

Kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR: Asnjë kompromis në monitorimin e zgjedhjeve

Postuar në 27 Maj, 2013 15:18

Kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Conny McCormack, shprehet në një intervistë për Top Channel, se ajo dhe ekipi i saj nuk do të influencohen nga askush.

McCormack thekson se nuk do të ketë asnjë kompromis në deklarimin e fakteve gjatë ditës së votimit, për procesin e numërimit dhe rezultatin. Kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR tregon se për momentin janë duke mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar, që do të paraqitet në raportin e ndërmjetëm pas dy javëve.

Ku do të fokusohet më së shumti ky raport?

Kavajë, ekzekutohet 33-vjeçari

Postuar në 27 Maj, 2013 15:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të Malit të Robit në rrethin e Kavajës, ku një 33-vjecar është ekzekutuar nga një breshëri automatiku.

Viktima është identifikuar si Ervis Teferici. Ai ndodhej në automjetin e tij në kohën kur është qëlluar me armë zjarri. Plumbat e marrë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëherëshme, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Nuk dihen ende autorët dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet paraprake të shtrira në disa pista. 

Topalli braktis gjithçka për fushatën

Postuar në 27 Maj, 2013 07:28

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nuk do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Nga ana e Parlamentit të Maqedonisë, informohet se, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të mungojë për shkak të angazhimeve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Meta- Berishës: Ti do ta vësh në gjumë Shqipërinë, ne në punë!

Postuar në 27 Maj, 2013 07:27

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në qytetin e Ballshit, ku prezantoi kandidatët e partisë së tij për qarkun e Fierit. Duke folur para mbështetësve të LSI-së, Meta tha se Berisha kërkon ta vëjë Shqipërinë në gjumë, ndërsa LSI në punë.

Wollfarth: Plotësimi i KQZ duhet të jetë kryeaxhenda e partive politike

Postuar në 27 Maj, 2013 07:26

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi sot se plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë në krye të axhendës të partive politike në vend.

Duke iu referuar situatës aktuale në institucionin më të lartë zgjedhor, Wollfarth tha se palët duhet të arrijnë një zgjidhje për këtë çështje dhe shprehu  besimin se parlamenti do të merrte një vendim.

Rezoluta Çame nuk është botuar akoma në Fletoren Zyrtare (kurse PDIU-së i dështon mitingu i hapjes së fushatës)

Postuar në 27 Maj, 2013 07:25

Edhe pse kishte synuar një hapje spektakolare të fushatës, sërish Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dështoi, pasi nuk arriti të mbushte as Pallatin e Kongreseve. Pavarësisht se ishin importuar njerëz, madje edhe pse kamerat përpiqeshin të kapnin pamjet mes flamurëve, sërish vihej re se salla nuk kishte njerëz.

Përpara tyre, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se ata kanë arritur një sukses të madh, miratimin e një rezolute për çështjen çame.

Durrës, aksidentohet makina, dy të vdekur

Postuar në 27 Maj, 2013 07:23

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, për shkak të një aksidenti të rëndë rrugor mesditën e të hënës. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut, ku një mjet me targë DR 61 65 D, sipas të dhënave të para po ecte me shpejtësi tepër të madhe. Fillimisht makina është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka bërë disa saltro duke u copëtuar në dy pjesë. 

Nuk kanë tualet në shtëpi 9531 familje shqiptare

Postuar në 27 Maj, 2013 03:00

A keni tualet në shtëpi? Brenda apo jashtë banesës? Këto kanë qenë dy nga pyetjet e censusit të popullsisë dhe banesave. “Panorama”shkruan sot se plot 9531 familje i janë përgjigjur kësaj pyetje ndoshta në siklet e me ngritje supesh. Kanë një strehë ku fusin kokën, por në shtëpitë e tyre nuk kanë tualet. As brenda dhe as jashtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara