Rezoluta Çame nuk është botuar akoma në Fletoren Zyrtare (kurse PDIU-së i dështon mitingu i hapjes së fushatës)

Postuar në 27 Maj, 2013 07:25

Edhe pse kishte synuar një hapje spektakolare të fushatës, sërish Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dështoi, pasi nuk arriti të mbushte as Pallatin e Kongreseve. Pavarësisht se ishin importuar njerëz, madje edhe pse kamerat përpiqeshin të kapnin pamjet mes flamurëve, sërish vihej re se salla nuk kishte njerëz.

Përpara tyre, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se ata kanë arritur një sukses të madh, miratimin e një rezolute për çështjen çame.

“Ne po i japim çështjes çame një dokument politik të dorës së parë siç është Rezoluta e 2004-ës, që ka brenda gjithçka duhet për betejën tonë të re. Sepse Rezoluta nuk është e gjitha, ajo është vetëm fillimi. Rezoluta ishte e fshehur nën sirtar, nën pluhurin e harresës. Ne e detyruam politikën shqiptare të hynte në garë për të miratuar një rezolutë për çështjen çame,” tha Idrizi.

“Ne do t’i kërkojmë shumë shpejt qeverisë shqiptare t’ia dërgojë këtë tekst rezolute SHBA-ve, Bashkimit Europian, shteteve më të rëndësishme të botës. Ky është një detyrim i vetë rezolutës”.

Por siç raporton e përditshmja Dita, teksti i rezolutës nuk është botuar akoma në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që tallja me këtë rezolutë është evidente.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.