Meta- Berishës: Ti do ta vësh në gjumë Shqipërinë, ne në punë!

Postuar në 27 Maj, 2013 07:27

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në qytetin e Ballshit, ku prezantoi kandidatët e partisë së tij për qarkun e Fierit. Duke folur para mbështetësve të LSI-së, Meta tha se Berisha kërkon ta vëjë Shqipërinë në gjumë, ndërsa LSI në punë.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë. Por Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe dhe sa për rrugët që janë bërë para shtatë vitesh, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, çmimet rriten çdo ditë dhe kosto e jetesës bëhet më e vështirë për mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh Meta.

Ndër të tjera kreu i LSI-së premtoi edhe miratimin e statusit të naftëtarit.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.