Arkiv-Lajme të përditësuara
BERZH FILLON T'I JAP PARA KOSOVËS
TEB Banka dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar një marrëveshje për kredi përmes së cilës BERZH siguron një shumë prej 5 milionë eurosh për TEB'in për huadhënie tek bizneset dhe individët për investime në projekte të energjisë efiçiente.
Moore: Situata më e mirë, KQZ me 7 anëtarë
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tregojnë një vëmendje të shtuar ndaj të gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri, jo vetëm më 23 qershor, por edhe ditët që do të vijnë pas.
PDIU në Fier, Idrizi: Kufijtë administrativ do t’i shndërrojmë në formalitet
FIER- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar pasditen e sotme 16 kandidatët e saj për deputet në qarkun Fierit. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u zotua se do të punojë për një komb më të bashkuar dhe të fortë. Ai tha se se PDIU do të punojë që kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet.
Meta: Berisha le ta mbajë siç e ka KQZ-në
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka bërë të qartë se opozita nuk do të pranojë propozimin e kryeministrit Sali Berisha për zgjidhjen e ngërçit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Nëse nuk ka rikthim të integritetit të KQZ-së nuk ka arsye pse të bëhemi pjesë. Le të vazhdojë kështu siç është, ta mbajë KQZ me katër anëtarë”, u shpreh Meta gjatë intervistës dhënë gazetarit Ilir Babaramo për A1 Report.
30.000 lekë për ndërhyrje në sahatët elektronik pranga punonjësit të CEZ
Një punonjës i kompanis CEZ është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion pasiv. I arrestuari është Semidion Daja me detyrë specialist i përgjithshëm. “Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar pas një hetimi disa mujor, në kuadër te operacionit te koduar “Faturuesit” bënë të mundur identifkimin dhe më pas arrestimi në kushtet e flagrances së shtetasit Semidion Sebastian Daja, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Tirane, me detyre punonjës i kompanisë ‘CEZ Shperndarje’ Tiranë.
Berisha në Peqin: Alfred Peza shante regjimin tim, ku e shoqja ishte drejtoreshë
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët për deputet në Peqin. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi se dy vitet e para të mandatit të ardhshëm Peqini do ketë lidhje direkte me Tiranën.
Rama: Sali, çfarë ke bërë që mban antiplumb dhe 200 truproje me vete?
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka qenë gjatë pasdites së sotme në Devoll, së bashku me kandidatët e kësaj partie për deputet. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu është përgjigjur akuzave të Berishës se përse udhëton me autobus. Sipas Ramës, është më mirë të udhëtosh me autobus me njerëzit e thjeshtë, se sa me antiplumb dhe 200 roje, siç bën kryeministri Berisha.
Nuk u ftua Kosova, Nishani bojkoton Samitin e Ohrit
Thirrjeve të diplomatëve shqiptarë në Shkup, drejtuar Presidentit të Shqipërisë, zotit Bujar Nishani për të bojkotuar punimet e Samitit të Ohrit, kreu i shtetit edhe zyrtarisht iu përgjigj pozitivisht.
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Nishani sqaron se mungesa e ftesës drejtuar Republikës së Kosovës nuk është në frymën e marrëveshjeve rajonale, ashtu sikundër kanë rënë dakort vendet e rajonit dhe ato të Europës Jug-lindore për t’iu afruar integrimit në Bashkimin Europian.
Dule: Berisha po cenon zgjedhjet, rikonstituimi i KQZ e vetmja mënyrë për të shpëtuar procesin
TIRANE- Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka akuzuar kreun e qeverise, Sali Berisha si pergjegjesi direkt per ate qe ndodh me Komisionin Qendor te Zgjedhjeve, shnderruar sipas tij, si shqetesimi i dites ne kete prag zgjedhjesh.
Ne nje deklarate per mediat, Dule theksoi se rikonstituimi i saj dhe zgjedhja e nje kryetari me konsensus jane e vetmja menyre per te shpetuar zgjedhjet e lira e te ndershme.
Berisha dhe Rama shkëmbejnë sms në telefon
Nuk dihet ende nëse kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama do të dalin në një debat publik para zgjedhjeve parlamentare. Kjo ka shumë mundësi të ndodhë, pasi deri tani të dy liderët kanë shprehur gatishmëri, por çështja mbetet tek detajet.
Por pavarësisht kësaj, mes Berishës dhe Ramës duket se orët e fundit ka pasur shkëmbime mesazhesh. Kreu i mazhorancës duket se i ka shkruar pa dashje kundërshtarit të tij, duke i kërkuar sugjerime për fushatën apo programin. Rama i vetëdijshëm për këtë “gabim” të bërë nga Berisha i ka dhënë një këshillë.