Berisha dhe Rama shkëmbejnë sms në telefon

Nuk dihet ende nëse kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama do të dalin në një debat publik para zgjedhjeve parlamentare. Kjo ka shumë mundësi të ndodhë, pasi deri tani të dy liderët kanë shprehur gatishmëri, por çështja mbetet tek detajet.
Por pavarësisht kësaj, mes Berishës dhe Ramës duket se orët e fundit ka pasur shkëmbime mesazhesh. Kreu i mazhorancës duket se i ka shkruar pa dashje kundërshtarit të tij, duke i kërkuar sugjerime për fushatën apo programin. Rama i vetëdijshëm për këtë “gabim” të bërë nga Berisha i ka dhënë një këshillë.
“Më erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë punojë gjysh full time tani, se dhe rrugët u lodhen me të”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.
SHEKULLI
Add new comment