30.000 lekë për ndërhyrje në sahatët elektronik pranga punonjësit të CEZ

Postuar në 28 Maj, 2013 14:57

Një punonjës i kompanis CEZ është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion pasiv. I arrestuari është Semidion Daja me detyrë specialist i përgjithshëm. “Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar pas një hetimi disa mujor, në kuadër te operacionit te koduar “Faturuesit” bënë të mundur identifkimin dhe më pas arrestimi në kushtet e flagrances së shtetasit Semidion Sebastian Daja, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Tirane, me detyre punonjës i kompanisë ‘CEZ Shperndarje’ Tiranë. Arrestimi i i tij u krye pasi përgjatë kryerjes së një hetimi intensiv rezultoi se ky shtetas gjatë kryerjes se detyres si specialist pranë kompanisë ‘CEZ Shpërndarje’ Tiranë, ka ndërhyrë në matësat elektrik të familjeve te ndryshme, duke bërë të mundur që shuma e kilovatëve për tu paguar të jetë më e vogël se ajo që shpenzohej realisht”, bën me dije policia e kryeqytetit. Sipas policisë  24- vjeçari për çdo nderhyrje në matësat elektrik, përfitonte duke ju marrë familajrëve të ndryshëm nga 30.000 lekë.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.