PDIU në Fier, Idrizi: Kufijtë administrativ do t’i shndërrojmë në formalitet

Postuar në 28 Maj, 2013 14:59

FIER- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar pasditen e sotme 16 kandidatët e saj për deputet në qarkun  Fierit. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u zotua se do të punojë për një komb më të bashkuar dhe të fortë. Ai tha se se PDIU do të punojë që kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet.

“Ne jemi prezantuar si parti patriotike, por përse duhet një parti e tillë? A është kjo në kundërshtim me vlerat evropiane? Jo të dashur miq, sepse ne propozojmë një vizion patriotik të vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen. Patriotizmi ynë është proaktiv që funksionon si ideal, si një mision, si një destinacion. Nëpërmjet tij ne duam të forcojmë unitetin brenda kombit tonë, zhvillimin e ekonomisë, zbatimin e ligjit, funksionimin e institucioneve shtetërore, përmirësimin e imazhit të vendit në nivel ndërkombëtar. Do të punojmë për forcimin e krenarisë dhe vetëdijes sonë kombëtare.” – u shpreh Idrizi.

Duke vlerësuar Fierin si vendi që ka mirëpritur një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve të Çamërisë dhe Kosovës, Idrizi bëri thirrje që më datë 23 qershor të votojnë për PDIU-n, të votojnë numrin 50.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.