Berisha në Peqin: Alfred Peza shante regjimin tim, ku e shoqja ishte drejtoreshë

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët për deputet në Peqin. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi se dy vitet e para të mandatit të ardhshëm Peqini do ketë lidhje direkte me Tiranën.
“Zotohem para jush se mandatin që vjen, do të marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqërohet me qindra milionë euro. Do hapim negociatat për vendet anëtarë në BE. 4 vitet që vijnë do asfaltojmë çdo rruge dhe rrugicë ne rrjetin e Peqinit dhe qarkun e Elbasanit. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë gjitha shkollat dhe kanalizimet. Bashkimi i Peqinit me Tiranën, me daljen e veçantë nga Kumuna e Papër në Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur, ju jap fjalën se dy vitet e para të mandatit do keni lidhje direkte me Tiranën”, premtoi Berisha.
Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kandidatët e PS-së për deputet në këtë qytet, duke u ndaluar tek Alfred Peza. “Këtu garojnë 2 kushërinj të parë, për Dash Pezën nuk flas, se atë që ta bën i yti nuk ta bën njeri. Atë që i bëri Alfredi nuk ja bëri njeri. Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi një natë në Televizion thonte regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej ne Televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim. Pra vota këtyre nuk u jepen. Nuk ka interes tjetër përveç interesave personale. Ju jap fjalën se me Dash Sulën do shndërrojmë në realitet projektet për Peqinin”, u shpreh Berisha.
SHQIP
Add new comment