Moore: Situata më e mirë, KQZ me 7 anëtarë

Postuar në 29 Maj, 2013 05:31

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tregojnë një vëmendje të shtuar ndaj të gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri, jo vetëm më 23 qershor, por edhe ditët që do të vijnë pas. 

"Zgjedhjet e 23 qershorit janë mjaft të rëndësishme. Situata më e mirë do të ishte që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kishte 7 anëtarë. Sidoqoftë aty ka vetëm 4 anëtarë aktivë dhe kjo çështje mund të zgjidhet shpejt, por edhe mund të mos zgjidhet shpejt. SHBA do të japin një vëmendje tejet të shtuar ndaj të gjithë procesit të zgjedhjeve", tha Moore. 

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se në Shqipëri ka institucione të tjera, sic është Kolegji Zgjedhor, ndërsa rikujtoi se SHBA-të duan që votuesit shqiptarë të besojnë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve.

Këto deklarata Moore i dha në Durrës, pas një takimi që pati me kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako.Moore një ditë më parë pati në Tiranë takime me krerë të vendit dhe drejtues të opozitës, ndërsa bëri me dije se qëndrimin e tij të plotë do ta japë sot në mbrëmje.

 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.