Dule: Berisha po cenon zgjedhjet, rikonstituimi i KQZ e vetmja mënyrë për të shpëtuar procesin

TIRANE- Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka akuzuar kreun e qeverise, Sali Berisha si pergjegjesi direkt per ate qe ndodh me Komisionin Qendor te Zgjedhjeve, shnderruar sipas tij, si shqetesimi i dites ne kete prag zgjedhjesh.
Ne nje deklarate per mediat, Dule theksoi se rikonstituimi i saj dhe zgjedhja e nje kryetari me konsensus jane e vetmja menyre per te shpetuar zgjedhjet e lira e te ndershme.
“Shqetësimi ynë është KQZ, institucioni i dhunuar nga Berisha, që synon të cenoje procesin, situata është e papranueshme, përgjegjësia është konkrete ka emër dhe mbiemër, Sali Berisha. Në 22 vite e ka shndërruar procesin zgjedhor, rikonstituimin mbi parimin e barazisë të KQZ dhe të një kryesuesi të zgjedhur me konsensus për të shpëtuar procesin, e vetmja mënyrë për tu kthyer qytetarëve besimin në këtë proces zgjedhor’- tha Dule.
PANORAMA
Add new comment