Arkiv-Lajme të përditësuara
Muli ngre komisariat të ri në Tiranë, pranë magazinave të KQZ-së
Policia e Tiranës pritet të krijojë një komisariat të ri në prag të zgjedhjeve, i cili do të ketë selinë në Lundër, pikërisht në zonën ku janë magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisariati i ri është propozuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe për të pritet të miratohet nga ministri i Brendshëm, raporton e përditshmja Shqip.
Komisariati me numër 7 do të mbulojë zonat e fshatrave sipër Saukut deri në kufi me Elbasanin.
Totozani: Denonconi shkeljet gjatë fushatës
Avokati i Popullit Igli Totozani u bën apel qytetarëve të mos ngurrojnë e të denoncojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre nga partitë politike gjatë fushatës elektorale apo procesit zgjedhor.
Rrahu fëmijën, në gjyq edukatorja. Akuza: E kapi te nofullat me thonj, pasi i mituri s’po flinte gjumë
TIRANE – Në Gjykatën e Tiranës nisi dje shqyrtimi i një dosjeje ku e pandehur është edukatorja e një kopshti shtetëror në kryeqytet, e dyshuar për keqtrajtimin e të miturit. Edukatorja, 39-vjeçarja Alma Toska, do të gjykohet nga togat e zeza të Gjykatës së kryeqytetit për akuzën e “keqtrajtim të të miturit”. Ajo është kallëzuar nga prindërit e një prej fëmijëve të kopshtit ku ushtron funksionin e saj të edukatores, në fund të vitit të kaluar.
PD e PS përplasen në KQZ për votuesit e dubluar
Raporti i muajit maj, opozita: 27 mijë zgjedhës të dyshuar si të dubluar. PD: Nuk kalon një mijë persona.
Legisi: Berisha nuk është mësuar të bëjë zgjedhje të lira
“Zgjedhjet e 26 majit, shkaku i ushtrimit të dhunës ndaj opozitës dhe Edi Ramës”
BLEDAR HOTI
Ndre Legisi, një nga opozitarët më të flaktë të Partisë Socialiste, rrëfen për gazetën “Shqip” ngjarjen e bujshme të 28 majit të vitit 1996, protestën që erdhi pas manipulimeve të zgjedhjeve të 26 majit. Për Legisin, Berisha e ka të vështirë të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me një 42 vjeçar
“Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”.
Këto janë fjalët e fundit që ka shkruar në një letër një 20 vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Pas gjetjes së letrës, prindërit kanë treguar se atë e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një 42 vjeçar, emigrant në Greqi, por vajza vazhdimisht kishte kundërshtuar.
REZOLUTA PËR TË DREJTAT ELEMENTARE TË SHQIPTARËVE NË LUGINË
Amnistia “misterioze” e Berishës
Ndërsa Kryeministri Sali Berisha i kërkon opozitës votimin e ligjit për amnistinë fiskale, bizneset thonë se nuk kanë asnjë dijeni lidhur me draftin, që do të paraqitet për votim në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të ditës së enjte.
Berisha sulmon ashpër Ramën nga Shkodra: Do të marrim 8 mandate. Ja premtimet e mandatit të 3
Nga Shkodra, kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kërkoi nga shkodranët që ti japin PD-së 8 mandate.
Alarmi i Prokurorisë: Para false nga Mali i Zi e Kosova për sezonin veror
Prokuroria jep alarmin mbi një sasi të konsiderueshme eurosh të falsifikuara që janë hedhur në tregun vendas dhe pritet të shpërndahen përgjatë sezonit veror, kryesisht në Shkodër e Lezhë. Pas arrestimit të pesë të rinjve që dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar falsifikimi, hetimet tremujore zbulojnë se sasia e parave të sekuestruara është vetëm maja e ajsbergut. Sipas një burimi të rezervuar mësohet se Shqipëria dhe kryesisht dy qytetet veriore janë pjesë e një skeme për hedhjen në qarkullim të parave të falsifikuara me origjinë në Mal të Zi e Kosovë.
