REZOLUTA PËR TË DREJTAT ELEMENTARE TË SHQIPTARËVE NË LUGINË

REZOLUTA PËR TË DREJTAT ELEMENTARE TË SHQIPTARËVE NË LUGINËNga Leonora Aliu | 28 Maj 2013 07:43Madhësia e tekstit:
TË TJERA NGA RUBRIKA
- Tahiri, optimiste për marrëveshjen në fushën e telekomunikaciont
- Komisioni verifikues i KE-së shqyrton nivelin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
- Berisha, sërish kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës
- Buzhala: EULEX, ndali arrestimet, po na fyeni
- Daçiq: Serbia do zgjidhje të qëndrueshme
Lutfi Haziri pret që Parlamenti t’ia jap dritën jeshile një Rezolute që do të ndihmonte në sigurimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë. Një dokument i tillë sipas Deputetit të LDK’së është mjet i mirë edhe në bisedimet me Ivica Daçiç. Ai tha se Kosova duhet të kalojë nga mbështetja deklarative në atë institucionale për Luginën. Por se zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në lindje e sheh vetëm me ata brenda hartës së Kosovës.
Lutfi Haziri pret që këtë të premte të ketë mbështetjen e të gjithë kolegëve deputetë kur të kërkojë që shtatë rekomandimet e tij për sigurimin e të drejtave elementare te shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të përkthehen në Rezolutë.
Një dokument i tillë sipas deputetit të LDK’së do të vendoste raporte krejtësisht të reja mes Kosovës dhe qytetarëve të saj në Luginë duke kaluar nga mbështetja deklarative në atë institucionale për ta.
“E dyta, është mjet i mirë që Kryeministri me marrë në Bruksel edhe me ia tregu homologut të tij serb që qytetarët shqiptarë atje janë të pakënaqur dhe natyrisht se Serbia detyrimisht do të duhej të vendos diskriminim pozitiv atje”, tha Haziri për Express.
“Po them detyrimisht sepse sa më afër Serbia që është BE’së kushtëzimi i saj do të jetë më i madh”, shtoi ai.
Sigurimi i të drejtave elementare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është edhe qëllimi kryesor i debatit parlamentar të cilin e miratoi dje Kryesia e Kuvendit pas kërkesës së Hazirit,
“Konventat ndërkombëtare për pakicat lejojnë që shtetet me u intresu dhe me realizu të drejtat politike dhe civile dhe të drejtat për kulturë që i garantohen deri te përdorimi i gjuhës dhe simboleve dhe arsimimit të plotë”, tha Haziri.
“Kam nxjerrë disa rekomandime dhe pres që ato të përkthehn në Rezolutë e kjo të jetë e obliguesdhme për Qeverinë dhe shtetin që me rrit interesimin edhe me rrit mbështetjen praën qytetarëve tanë atje”.
Haziri merr për bazë gjendjen aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjersa flet për arsyet e kërkesës së tij për debat parlamentar.
Ndërsa ndër pengesat për bashkëkombësit sipas tij janë edhe taskat e vendosura për hyrje- daljet në Kosovë, të cilat i quajti kufizime diskriminuese,
“Është popullatë e pandashme e Kosovës. Gjilani dhe Komunova i kanë 13 km distancë por në këta kilometra duhet me pagu dhe kjo formë e kufizimit duhet me u suspendu dhe në vend të saj me ofru kushte dhe mundësi krejt tjera”, tha deputeti I LDK’së.
Pavarësisht kësaj Haziri është i bindur se çështja e shqiptarëve në Lindje do të zgjidhet vetëm atëherë kur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të figurojnë Brenda hartës së Kosovës.
“Sepse unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të përfundojë vetëm atëherë kur të vendosen kufijtë, të vendosen mexhet mes Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë fotografi Preshevën, Bujanovcin dhe Mdvegjën unë i shoh brenda Kosovës”, tha Haziri.
Ndër shtatë rekomandimet e tij, Haziri ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të olbigojë Qeverinë e Kosovës të hapë një Zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tyre në Luginë dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje.
“Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente përkatëse, si dhe lehtësi të tjera, duke përfshire suspendimin e taksës diskriminuese; Qeveria e Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe institucionet relevante që të liron të burgosurit politik duke përfshirë të ashtuquajturin grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik; Qeveria e Kosovës të kërkon reciprocitet të plote me të drejtat e serbeve pakicë në Kosovë”.
Dhe në fund kërkohet që të rritet edhe bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësueseve të shqiptareve të Preshevës, Bujanocit dhe Metevegjës në përputhje me vullnetin e shprehur në referendum për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovë.
EXPRESS
Add new comment