Berisha sulmon ashpër Ramën nga Shkodra: Do të marrim 8 mandate. Ja premtimet e mandatit të 3

Postuar në 27 Maj, 2013 15:23

Nga Shkodra, kryeministri  Sali Berisha sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kërkoi nga shkodranët që ti japin PD-së 8 mandate.

“Në autobusin tënd me xham të zi, me ty janë dekretet mizore të babait tënd që varte qytetarë vetëm pak vite më parë. Me ty janë aktet barbare të dosjeve mbi shqiptarët. Në autobusin tënd janë aktet çnjerëzore të rrënimit të institucioneve kulturore- fetare të kombit. Në autobusin tënd, bunkerin tënd, shëtit ligësia ndaj çdo qytetari shqiptar, ligësia ndaj çdo fëmije, të riu, gruaje, burri që t’i duke përdorë pushtetin e tyre ju bllokove statusin.”- tha Berisha.

Më tej, Berisha vazhdoi me akuzat; “Nuk të vjen mirë kur unë të përmend aktet mizore të etërve të tu. U thua qytetarëve, se NATO-ja është natë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit. Kur t’i u thua sot 40 mijë mësuesve se janë injorante, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit që urren njerëzit e lirë. Nga Shkodra të pyes kur ti, nga bunkeri yt ke zemër ti quash nxënësit dele që hynë në klasë, je i sëmurë apo i biri të atit.”

Për të gjitha këto, vijoi kryeministri, Shkodra dhe e gjithë Shqipëria kërkon përgjigje të fortë.

Berisha premtoi edhe njëherë se në katër vitet që vijnë do të bëhet gjithçka për të liberalizuar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Miqtë e mëdhenj të Shqipërisë mezi presin që ne të plotësosjmë kushtet për të lëvizur me viza të liberalizuara ne vendin e madh të lirisë.”- theksoi Berisha.

Berisha renditi disa premtime që sipas tij do të realizohen në mandatin e tretë në Shkodër.

“Në çdo lagje, në çdo fshat, ne do të ndërtojmë infrastrukturë moderne evropiane. Shkodra do të ketë autostradën me 4 korsi, që lidhet me Tiranën. Do ketë të përfunduar By-Pass-in, rindërtimin e stadiumit dhe Vllaznia në krye. Stadiumin e ri të lojrave me dorë, rindërtimin e plotë të Teatrit, fototekës Marubi dhe Muzeun.”- theksoi kryeministri.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.