Var veten 20 vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me një 42 vjeçar

Postuar në 28 Maj, 2013 03:50

“Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”.

Këto janë fjalët e fundit që ka shkruar në një letër një 20 vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Pas gjetjes së letrës, prindërit kanë treguar se atë e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një 42 vjeçar, emigrant në Greqi, por vajza vazhdimisht kishte kundërshtuar.

Disa ditë më parë asaj i kishin ndarë ditën e dasmës dhe siç shkruhet në gazetën Panorama, duket se vajza ka humbur çdo shpresë për të prishur fejesën, duke i dhënë kështu fund jetës./A.XH

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.