Arkiv-Lajme të përditësuara

Arvizu: Votoni të bëheni pjesë e demokracisë

Postuar në 31 Maj, 2013 08:09

Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga momenti, kur shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre se kush do t'i qeverisë në katër vitet e ardhëshme pjesëmarrja në votime merr një rëndësi të veçantë. 

Jo vetëm si një detyrim qytetar por edhe një angazhim në demokracinë e vendit. Në funksion të çuarjes përpara të demokracisë shqiptare, sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara komuniteti ndërkombëtar ka bërë apel për mos t'u neglizuar vota e çdo qytetari në 23 qershor.  

Berisha prezanton kandidatët në Burrel

Postuar në 31 Maj, 2013 04:24

BURREL- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka prezantuar paraditen e sotme kandidatët e së djathtës për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Berisha ka përshëndetur matjanët e mbledhur në shesh, duke kujtuar se nga kjo zonë doli i pari mbret i shqiptarëve.

Zbardhet kërkesa për ekstradimin e Arben Frrokut

Postuar në 31 Maj, 2013 04:23

Zbardhet dokumenti i autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut nga Greqia. Ndërsa pritet që ditën e sotme Gjykata e Lartë në Athinë të gjykojë kërkesën e autoriteteve tona për ekstradimin e të akuzuarit dhe të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, “Shekulli” mundi të siguronte njërën nga kopjet e kërkesës së hartuar nga Ministria e Drejtësisë, për homologët grekë.

Komisioni i Ligjeve, 12 anëtarë të PD-së nuk u rikandiduan

Postuar në 31 Maj, 2013 04:21

Dy partitë e mëdha, PD dhe PS bënë një reformë të thellë në listat e tyre të kandidatëve për deputetë, duke mos kandiduar një numër të madh të deputetëve aktualë. Kështu, demokratët nuk rikonfirmuan mbi 40 për qind të grupit aktual, ndërsa socialistët nga ana tjetër, mbi 20 për qind. Por ndërsa socialistët reformën e tyre e përqendruan në komisionet e nivelit të dytë, demokratët vendosën të prekin, gati deri në shkrirje komisionin e Ligjeve. Kështu, nga 15 anëtarë që ka PD në këtë komision, 12 prej tyre nuk u rikandiduan ose u kandiduan në pozicione jo fituese.

Gjenerali Abaz Lleshi: Të gjitha mëkatet e Arben Imamit dhe Xhemal Gjunkshit

Postuar në 31 Maj, 2013 04:20

“Do të publikoj faktet e abuzimit me ushtrinë shqiptare”

Herion Mesi

Nishani urdhëron ndryshimin e simboleve të Presidencës dhe të dekoratave

Postuar në 31 Maj, 2013 04:17

Ndërkohë që nuk ka asnjë vit në krye të Presidencës, duket se Bujar Nishani është i mërzitur me simbolet e këtij institucioni, si dhe me logot e dekoratave të nderit që akordohen nga Presidenti i Republikës.

HAJDENI TA NDËRROJMË KUSHTETUTËN

Postuar në 31 Maj, 2013 04:16

Kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputeteve për ta ndryshuar Kushtetutën e Kosovës.

Propozimi erdhi në seancën ku po diskutohet rreth një rezolute të propozuar nga deputeti i LDK'së Lutfi Haziri për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në diskutimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi tha se çështja e shqiptarëve të Luginës nuk zgjidhet me rezoluta por me ndryshime të Kushtetutës.

 

Riaktivizohet amnistia fiskale

Postuar në 31 Maj, 2013 04:14

Me propozim të deputetit demokrat të Korçës, Edmond Spaho, Parlamenti ka riaktivizuar ligjin për faljen fiskale. 

Drafti, i miratuar në vitin 2011 kishte përfunduar fuqinë ligjore në 31 mars të vitit të kaluar. 

Por, më votat e maxhorancës ligji ka rihyrë në fuqi dhe do të ketë afat deri  31 dhjetor të këtij viti.

Ligji parashikon faljen e borxheve që bizneset i kanë shtetit sipas disa tarifave të përcaktuara. 

Për borxhet deri në vitin 2009, biznesi paguan vetëm 30 për qind të detyrimit dhe pjesa tjetër së bashku me gjobat falet. 

Pacolli njofton njohjen e Kosovës nga Tanzania

Postuar në 30 Maj, 2013 16:14

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një konference për media tha sot se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Pacollit, ky shtet katër vjet ka bërë përpjekje për ta njohur Kosovën dhe pas disa diskutimeve në parlament, më në fund ka marrë vendimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Deri në fund të verës Pacolli pret edhe shumë shtete të tjera ta njohin Kosovën.

Alarm fals për bombë në linjën e avionit Stamboll-Tiranë

Postuar në 30 Maj, 2013 16:12

TIRANË- Një alarm për bombë në avionin e linjës Stamboll- Tiranë, rezultoi që ishte fals. Alarmi u përhap pasi u gjet një telefon pa pronar, i cili fillimisht u mendua se ishte një bombë e telekomanduar. Lajmi për bombën u dha gjatë kohës që avioni ishte në fluturim, i cili u detyrua të ulet në aeroportin e "Rinasit" rreth orës 19:50. Në aeroport mbërritën forcat e policisë të cilët ushtruan një kontroll të imtësishëm të të gjithë pasagjerëve të avionit. 

Pas kontrollit të të gjitha bagazheve dhe kryerjes së të gjitha procedurave, policia konfirmoi se alarmi ka rezultuar fals. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara