Berisha prezanton kandidatët në Burrel

BURREL- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka prezantuar paraditen e sotme kandidatët e së djathtës për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Berisha ka përshëndetur matjanët e mbledhur në shesh, duke kujtuar se nga kjo zonë doli i pari mbret i shqiptarëve.
“Ju përshëndes ju që i dhatë kombin mbretin e parë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar, burrin që konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe i dha asaj orientimin perëndimor. Mbretit Zog, birit tuja të shquar dhe mbarë kombit mirënjohës për jetë të jetëve. Në 100 vjetorin e pavarësisë ai u rikthye në dheun e tij”- tha ai
PANORAMA
Add new comment