Arkiv-Lajme të përditësuara
Krujë, Meta: Votimi i 3 ligjeve, kontribut historik i LSI-së
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte i pranishëm në qytetin e Krujës ditën e sotme, teksa prezantoi kandidatin për deputet të kësaj partie, Bujar Dervenin.
Në fjalën e tij Meta e cilësoi si historik, kontributin e LSI-së për miratimin e tre ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Meta tha gjithashtu, se LSI bëri të mundur bashkimin e Parlamentit shqiptar në kulmin e fushatës elektorale për të votuar tre ligjet.
Kreu i LSI-së rinënvizoi mbështetjen e partisë së tij ndaj biznesit fason, duke premtuar uljen me 10% të TVSH-së për zhvillimet turistike.
Sulmoi kryeministrin me gur, “zhduket” 53-vjeçari në Burrel
Mister për fatin e personit, i cili goditi me gur mjetin e Berishës pas mitingut në qytetin e Burrelit. Fillimisht u tha se u dhunua nga truprojat dhe u shoqërua në polici
Policia: Nuk e kemi shoqëruar. Banorët: Nuk është në shtëpi
Banorë të Burrelit thanë se deri dje në orët e vona, 53-vjeçari është mbajtur i izoluar në polici
Dje është regjistruar një tjetër incident në Burrel, pasi janë grisur disa postera të Partisë Demokratike
Rama në Sarandë: Më 23 qershor të pushojmë nga puna gjyshin me antiplumb
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, edhe njëherë bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen për të votuar kundër kësaj qeverie.
Duke folur në mitingun e organizuar në Sarandë, Rama tha: “Është koha që të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’u japim fund ndasive. Më 23 qershor të shkojmë për të ndalur rrugën e krimit që po e mbyt Shqipërinë. Të ndërtojmë një polici shteti që i del në mbrojtje çdo shqiptari dhe çdo prone shqiptari”.
EULEX: ARRESTIMI NDODHI PËR SHKAK SE RREZIKOHESHIN DËSHMITARËT
Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, misioni BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë.
Në një përgjigje zyrtare për “Zhurnal”, EULEX-i konfirmon se; “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre (të të arrestuarve) mbi dëshmitarët”.
Berisha: Investime të mëdha në shëndetësi
Kryeministri Sali Berisha inauguroi Korpusin e Spitalit të Pogradecit dhe i shprehu mirënjohjen mjekëve e infermierëve për punën e tyre.
Kavajë, Berisha harron premtimet, flet për kujtime
Partia Demokratike u ndal sot në Kavajë, nga ku prezantoi kandidatët për deputetë. Në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha se qeveria ka punuar fort për Kavajën.
Ai tha se gjatë dy mandateve, qeveria ka shtruar rrugë dhe ka ndërtuar shkolla për të gjithë qytetarët. “Kemi ndërtuar në Kavajë rrugë dhe shkolla për të gjithë. Ne kemi investuar në çdo aspekt për një jetë më të mirë”, tha Berisha.
Më tej Berisha nisi t’i kujtonte qytetarëve ato që i cilësoi si arritjet e qeverisë së tij, duke përfshirë anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.
Lulzim Basha viziton një zyrë elektorale të PS-së
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë sot një ndalesë të papritur në zyrën e elektorale të kandidates për deputete të PS-së, Lindita Nikolla.
Kryebashkiaku u ndal në zyrën elektorale të PS-së, gjatë inspektimit në rrugën “Ibrahim Brahja”, ku takoi edhe përfaqësuesit e PS-së në këtë zyrë.
Vizita e tij ishte thjesht përshëndetëse dhe zgjati vetëm pak sekonda. Në dalje, kreu i Bashkisë u takua edhe me kandidaten për deputete, Lindita Nikolla, me të cilën shkëmbeu një batutë.
Drafti që rikthen kohën e Ballukut në ushtri. Zhvlerësohen gradat
Alarmi i Lleshit: Po shkatërrohet hierarkia në Forcat e Armatosura
Lleshi: Imami ndryshoi hierarkinë ushtarake të karrierës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Projektligji për disiplinën ushtarake ka përfshirë në objektin e tij ndalime të karakterit politik, fetar dhe shoqëror
Topi me fëmijët jetimë dhe romë: Milionat e fushatës të përdoreshin për ju
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi festoi 1 qershorin me fëmijët e ushtarakëve dhe policëve të vrarë.
Pas fjalës së kryetares së kësaj shoqate, Mamica Kastrioti, e cila falenderoi ish-presidentin Topi për përkrahjen që i ka dhënë gjithmonë këtyre fëmijëve në nevojë, foli kryetari i FRD. “Dita e sotme përkon edhe me një periudhë të ethshme elektorale, megjithatë unë nuk dua që të shfrytëzoj këtë moment për të bërë fushatë dhe i bej thirrje të gjithë politikanëve që ta bëjnë një gjë të tillë”,tha kryetari i FRD.
Rama: Të ndalim rrënimin
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u zhvendos të shtunën në qytetin e Sarandës, ku në një takim me qytetarët sarandiotë, kërkoi votën masive për “të ndalur rënimin dhe mundësuar Rilindjen e Shqipërisë”.
“Jam këtu për të thënë disa të vërteta të thjeshta. Deti juaj ja ku është, por ku është Shqipëria, ajo është shumë më keq se katër vjet më parë”, tha gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama.