Rama në Sarandë: Më 23 qershor të pushojmë nga puna gjyshin me antiplumb

Postuar në 02 Qershor, 2013 04:28

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, edhe njëherë bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen për të votuar kundër kësaj qeverie.

Duke folur në mitingun e organizuar në Sarandë, Rama tha: “Është koha që të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’u japim fund ndasive. Më 23 qershor të shkojmë për të ndalur rrugën e krimit që po e mbyt Shqipërinë. Të ndërtojmë një polici shteti që i del në mbrojtje çdo shqiptari dhe çdo prone shqiptari”.

“Më 23 qershor ka një zgjedhje mes një gjyshi të veshur me antiplumb, me 200 roje dhe me një makinë të blinduar, që mbledh rrogëtarët si t’i kishte robër dhe nga ana tjetër PS, për të cilën mblidhen njerëzit e lirë dhe të zakonshëm të këtij vendi, që duan mirëqenie, punë, liri,” theksoi Rama, duke shtuar sërish se më 23 qershor të gjithë buxhetorët do çlirohen nga presioni që kanë për të shkuar në mitingjet e pushtetit.

“Në sheshet e Saliut shkojnë njerëz me zor, janë nëpunës të këtij shteti, që u ka ardhur shpirti në majë të hundës, por që i tërheq për hunde pushteti i korrupsionit dhe i frikës.

Unë ata i mirëkuptoj. Por u them një gjë, që më 23 qershor ata kanë një arsye më shumë se ju për të votuar PS-në, që jo vetëm të çlirohen nga taksa e sheshtë, por të çlirohen edhe nga kthetrat e pushtetit. Pas 23 qershorit nuk do ketë kurrë njerëz që hiqen nga puna pse shkojnë në takimet e opozitës”.

Rama theksoi në fjalën e tij se janë vetëm 5 përqind e njerëzve që zotërojnë pasurinë e këtij vendi.

“Më 23 qershor, edhe ata që kanë teserën e PD, do të votojnë për ne,” tha Rama.

“Vota për PS-në është një votë për të pushuar nga puna gjyshin me antiplumb dhe për të hapur rrugën e punësimit për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.