Lulzim Basha viziton një zyrë elektorale të PS-së

Postuar në 01 Qershor, 2013 14:48

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha  ka bërë sot një ndalesë të papritur në zyrën e elektorale të kandidates për deputete të PS-së, Lindita Nikolla.

Kryebashkiaku u ndal në zyrën elektorale të PS-së, gjatë inspektimit në rrugën “Ibrahim Brahja”, ku takoi edhe përfaqësuesit e PS-së në këtë zyrë.

Vizita e tij ishte thjesht përshëndetëse dhe zgjati vetëm pak sekonda. Në dalje, kreu i Bashkisë u takua edhe me kandidaten për deputete, Lindita Nikolla, me të cilën shkëmbeu një batutë.

Lindita Nikolla: Do të fitojmë
Lulzim Basha: Do fitojnë qytetarët
Lindita Nikolla: Sigurisht!

Lindita Nikolla është e gjashta ne listen e kandidateve per deputete per Partine Socialiste ne Tirane, dhe njekohesisht drejton Njesinë Bashkiake Nr.1.

 

 

PANORAMA

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Pse e pranuat te futet ne zyren elektorale te PS-se???Luli duhet te japi llogari per 8 femijet jetime te 21 Janarit dhe 4 varret e hapura ne 4 shtepite e tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.