Arkiv-Lajme të përditësuara

Auditimi i partive politike, të hënen hidhet shorti

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë me short për çdo parti politike, ekspertë kontabël të liçensuar, të cilët do të auditojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partite politike për vitin kalendarik 2012.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha sot se, janë 123 Parti Politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  të cilat duhet të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin 2012.

Mbërrijnë në Tiranë grupi i dytë me 30 muxhahedinë

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:56

Pas grupit të parë një grup me 30 muxhahedinë kanë mbërritur në Tiranë. Numri i muxhahedinëve që po strehohen te kampi i  Ashraf i Irakut ka shkuar 44 ndërkohë që pritet të vinë të tjerë.  Lajmi bëhet I ditur nga Ministria e Brendshme  e cila bën me dije se rreth orës 24.00, mbërriti në Rinas grupi i dytë i muxhahidinëve, prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha në Belsh: Alternativa e djathtë zhvillim, tjetra bllokim

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:53

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Belshit, ku sulmoi opozitën si alternativa e shpifjeve, mashtrimeve, bllokimit, ndërsa u bëri thirrje banorëve të zonës që të zgjedhin alternativën e djathtë, që sipas tij është rruga e zhvillimit.

Formulari i PD për administratën, kërkon nga emrat e familjarëve, deri tek shokët

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:51

Shpërndarja e formularëve nga ana e PD-së për punonjësit e administratës tashmë nuk është më sekret. Madje, ajo u pranua një ditë më parë edhe nga vetë kryeministri Berisha, i cili tha se këto formularë nuk janë kontrabandë, por kërkojnë thjesht të identifikojnë votuesit e PD-së.

Ajo që nuk tha kryeministri, është se punonjësit e administratës detyrohen që të deklarojnë votën pro PD-së dhe në këtë formular të shënojnë të gjithë familjarët e tyre, deri edhe tek shokët, si formulari më poshtë.

Rama: Komision i posaçëm për pronat

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:50

Fundjava elektorale e gjeti Edi Ramën në një bashkëbisedim me banorët e Orikumit në Vlorë, një prej zonave më të nxehta në vend me konflikte pronësie. 

I ndërgjegjshëm se problematika e pronës është komplekse, Rama parashtroi vizionin e Qeverisë së pas 23 Qershorit, për ta futur atë në rrugën e zgjidhjes.

Eksploziv në pallatin e Ardian Kollozit. PD Vlorë: Akt terrorist, me prapavijë të qartë politike 21

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:42

VLORE- Një eksploziv ka shpërthyer në orët e vona të natës në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD në këtë Qark, Ardian Kollozit.  Raportohet se shpërthimi nga ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnate dhe ka qenë një sasi prej 500 gr. Banesa e Kollozit ndodhet në katin e 11-të të një pallati në lagjen “29 Nëntori”

Zjarr posterit, Peza: Berisha po hodh zjarrit benzinë

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:41

PEQIN - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, ka denoncuar sot djegien e posterit të tij elektoral në autostradën Rrogozhinë-Elbasan. Për këtë, ai bën përgjegjës kryeministrin, që sipas tij, në mitingun e tij elektoral të katër ditëve më parë në Peqin, nisi sulmet personale ndaj tij.

Rama në Orikum: Do të ngremë Agjenci Kombëtare të Bregdetit

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:40

Kryetari i Partisë Socialiste në një takim me banorë të Orikumit premtoi ngritjen e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit dhe një ligj të posaçëm për vijën bregdetare.

“Vija bregdetare nuk mund të grabitet, të keqtrajtohet, të shkatërrohet sepse është pasuria jonë e përbashkët. Do të bëjmë kujdes të posaçëm, do bashkëpunojmë për projekte të ndryshme me qëllim zhvillimin e kësaj perle që na e ka falur natyra”, u shpreh Rama.

Sabit Brokaj: Berisha po e përdor ushtrinë në zgjedhje si në vitin 1996

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:40

Ish- ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, ka komentuar shkarkimin e tre gjeneralëve dhe akuzat e tyre ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Brokaj thotë se ushtria po përdoret sërish si në vitin 1996- 1997 nga Sali Berisha.

Ish-anëtarët e UÇK-së në paraburgim

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:39

Shtatë ish-pjesëtarët e UÇK-së nga rajoni i Drenicës janë dërguar në paraburgim mesnatën e së premtes. Kjo ka ardhur pasi Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendimin mbi ankesën e prokurorit me të cilin është ndryshuar masa e para një jave e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit, i cili do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij muajit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara