Mbërrijnë në Tiranë grupi i dytë me 30 muxhahedinë

Pas grupit të parë një grup me 30 muxhahedinë kanë mbërritur në Tiranë. Numri i muxhahedinëve që po strehohen te kampi i Ashraf i Irakut ka shkuar 44 ndërkohë që pritet të vinë të tjerë. Lajmi bëhet I ditur nga Ministria e Brendshme e cila bën me dije se rreth orës 24.00, mbërriti në Rinas grupi i dytë i muxhahidinëve, prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim të zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë kishin mbërritur në vendin tonë 11 muxhahedinë. Sipas MB-së, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe.
Add new comment