Meta: Bashkimi i Ramës me ne, veprimi më largpamës që ka bërë ndonjëherë

Kreu i LSI-së. Ilir Meta, mendon se bashkimi i Ramës me të, ka qenë pakti më largpamës që ka bërë ndonjëherë ai në politikë.
“Ky pakt mendoj se gëzon një mbështetje tepër të gjerë dhe këtë do ta tregojë në mënyrë të qartë rezultati i zgjedhjeve dhe besoj se koalicioni me LSI-në ka qenë veprimi më largpamës faktikisht që ka bërë z.Rama”, ka thënë Meta për “Shekullin”.
Sipas tij, pavarësisht se eksponentë të ndryshëm të PS-së nuk e kanë mirëpritur këtë bashkim, qytetarët kanë reaguar pozitivisht dhe këtë do e tregojnë më 23 qershor, kur do votojnë masivisht opozitën.
Ai shprehet se LSI dhe PS do të marrin një rezultat spektakolar në zgjedhje./b.l
TEMA
Add new comment