Mashtroi duke përfituar 7 mln lekë, zhduket drejtori i bankës

Postuar në 25 Maj, 2013 08:22

Zhduket me 7 milionë lekë të reja drejtori i filialit të një banke në zonën e Porcelanit. Denoncimi është bërë në komisariatin nr.4 të policisë nga përfaqësues të bankës. Artan Dani, 40 vjeç ka arritur që me skemën e tij të mashtrimit të përvetësojë një vlerë prej 7 milionë lekësh. Burime bëjnë me dije se skema e mashtrimit të Danit ishte mjaft e thjeshtë dhe ka funksionuar për një kohë të gjatë.

Drejtori i bankës arrinte që të merrte lekë nga arka e bankës dhe ti justifikonte ato duke bërë një derdhje fiktive të ardhurash joekzistente. Pra lekët zhdukeshin dhe në letër ekzistonte vetëm një shifër jo reale, e cila ishte fiktive. Burime bëjnë me dije se prej tre ditësh ai nuk është paraqitur më në detyrë. Pas zbulimit të mungesës së lekëve në arkë drejtues të bankës kanë bërë denoncimin në polici.

Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur, i cili është shpallur i zhdukur. Ende nuk ka të dhëna për motivin që e ka nxitur 40-vjeçarin Dani të grabis një shumë kaq të madhe lekësh. Ndërsa do të merren në pyetje familjarë të tij rreth vendndodhjes së 40-vjeçarit të zhdukur.

Uniformat blu kanë nisur hetimin për të zbardhur edhe dokumentuar skemën e mashtrimit dhe grabitjes së lekëve. Burime jozyrtare pohojnë se vetë përfaqësues të bankës po tentojnë të futet në negociata me Artan Danin, që rikthejë shumë e lekëve. Por asgjë nuk është ende e konfirmuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.