I vihet flaka makinës së babait të kreut të degës së PS të Prezës, Lavdim Kajmaku

Postuar në 25 Maj, 2013 03:38

Kreu i degës së Partisë Socialiste në Prezë është vënë sërish në qendër të sulmeve. Makina e të atit të Lavdim Kajmakut është shkrumbuar nga flakët nga një zjarrëvënie e qëllimshme rreth orës 04:50, ndërsa gjatë natës ka pasur edhe të shtëna me armë ndaj banesës së tij, por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar. Në muret e jashtme të banesës kanë mbetur shenjat e plumbave.

Vetëm dy ditë më parë kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut i është djegur banesa dhe biznesi, për shkaqe ende të panjohura. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, por fatmirësisht familjarët i kanë pikasur shenjat e zjarrit në kohë dhe kanë mundur të shpëtojnë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të neutralizojnë edhe flakët, ndërkohë që sipas tyrë zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi ka pasur 8 vatra zjarri, ndërsa në afërsi të banesës së Kajmakut është gjetur një bidon benzine dhe mbetje të lëndës djegëse, e cila është përdorur për të kryer zjarrvënien.

Lavdërim Kajmaku ka treguar se fillimisht u përpoq të shpëtonte nipin 12-vjeçar, të cilin arriti ta nxirrte nga flakët për mrekulli. Më pas ai tregon se është munduar dhe përpjekur që të minimizonte flakët e zjarrit që përhapeshin me shpejtësi dhe që rrezikonin banesën e tij, e cila më pas u dogj.

Kajmaku e ka lidhur ngjarjen me motive politike, pasi sipas tij krimi ka ndodhur për shkak të përfshirjes së tij në politikë duke mbështetur Partinë Socialiste, ndërsa ai është edhe kryetar i degës përkatëse në komunën e Prezës. Policia ende nuk ka një version dhe autor për ngjarjen.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.