Dridhje toke në Tiranë dhe Durrës, banorët në panik

Tre lëkundje toke janë regjistruar pasditen e sotme në Vorë, Durrës dhe Tiranë. Instituti sizmologjik bën të ditur se tërmeti me magnitudë 3.6 gradë të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën 8 km në veriperëndim të Vorës.
Dy lëkundjet e para janë regjistruar rreth orës 17.00 me një diferencë kohore disa minutëshe midis tyre, ndërsa një lëkundje e tretë është ndjerë rreth orës 19:12. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se lëkundjej nuk kanë shkaktuar dëme materiale, por vetëm panik tek banorët, disa prej të cilëve kanë qëndruar jashtë banesave nga frika e përsëritjes së lëkundjeve.
SHQIP
Add new comment