Policia, terror mbi opozitarët në Laprakë. Suli: Denoncoj Erzen Breçanin dhe Alfons Muçën

Postuar në 16 Maj, 2013 08:43

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Rakip Suli, i cili mbulon njësinë bashkiake nr.11, ka denoncuar presionin dhe dhunën që po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në zonën e Laprakës.

Ai ka denoncuar me emra Erzen Breçanin, i bërë i njohur tashmë, dhe Alfons Muçën, punonjës i Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar se po ushtrojnë presion duke keqpërdorur detyrën.

“Mbrëmë në orën e vonë 23:00 të mbrëmjes, familja Kuta, e njohur si mbështetëse e imja dhe e Partisë Socialiste në njësinë 11, është dhunuar me urdhër të Erzen Breçanit, duke shoqëruar në komisariat kryefamiljarin. Motivi: përse djali i tij bën fushatë me Rakip Sulin.

Në njësinë 11 prej kohësh kanë zbarkuar eksponentë të makinerisë së pushtetit duke ushtruar presione mbi simpatizantët e PS-së, për të shtypur vullnetin e tyre.

U bëj thirrje publike Erzen Breçanit, i njohur si dhunuesi i operatorit të Top Channel, dhe Alfons Muçës, punonjës i Bashkisë së Tiranës, i instaluar në Laprakë me fushatë, si dhe çdo funksionari tjetër publik të mos keqpërdorin detyrën.

Njësia 11 do rilindë me 23 qershor, asnjë qytetar i saj nuk do lejojmë të preket nga ky pushtet shantazhues. E gjithë kjo na bën thjesht më të fortë dhe fitoren tonë më shkëlqyese,” shprehet Suli./ep

 

 

 

TEMA

Comments

Submitted by Lapraksi (not verified) on

<p>Ky Alfons Muca eshte ai qe ka futur ne pune ne Bashki me miqesi ate mostren, Prrenjasin! Eshte njeri ordiner ne Laprake!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.