Berisha përsërit premtimin: Plotësojmë kushtet, brenda 4 viteve liberalizojmë vizat me SHBA-të

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatet e djathte ne gare per zgjedhjet e qershorit, ne qytetin e Elbasanit.
Kryeministri iu rikthye edhe sot në mitingun e Elbasanit premtimit të tij për të liberalizuar, brenda katër viteve që vijnë, vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për ta merituar liberalizimin e vizave, me reforma ne do ta realizojmë atë me fuqinë më të madhe në botë, mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, SHBA-të. Ne do të plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, siç e bëmë për BE-në, do e bëjmë dhe për vizat me SHBA. Lëvizja jonë në hapësirat e vendit mik është një ëndërr që do të realizohet gjatë katër viteve që vijnë.”- theksoi kryeministri.
Me nje shesh te populluar nga mijëra qytetarë, kryeministri Berisha tha se, “katër vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të reja të punës, për punësimin e masiv të qytetarë të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë.”
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se, në katër vitet që vijnë do të krijohen 250 mijë vende pune në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë, ndërsa shtoi se, Elbasani në këto vite ka dyfishuar numrin e bizneseve si pasojë e përgjysmimit dhe uljes së taksave.
Berisha premtoi se në mandatin e trete qeveria e tij do të vazhdojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke u ndalur me konkretisht tek mësuesit, kur tha se nuk do të ketë rrogë më të vogël se 700 dollarë. Kjo, tha kreu i qeverisë, jo se unë nuk e di se në administratë ka zyrtarë më të rëndësishëm se ju, por nuk ka misionarë më të rëndësishëm se ju.
Ai akuzoi Ramën për bllokim të integrimit, ndërsa sulmoi kandidatin e parë në listën në qarkun e Elbasanit për PS, Ben Blushi.
“Kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, Ben Blushi deklaroi publikisht se nëse Berisha ndërton tunelin unë do marr teseren e PD-së. Ku e ke teseren e PD-së?”- iu drejtua Berisha, Blushit, ndërsa premtoi ndertimin e projekteve te tjera madhore në infrastrukturë për këtë qark.
PANORAMA
Add new comment