I zhgënjyeri Blendi Nallbani: Për PD-në dhashë shpirtin, për PS-në jap jetën

Ish- portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, tregon zhgënjimin e tij me Partinë Demokratike dhe kandidimin për Partinë Socialiste, duke mbuluar njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë.
Duke folur për Shqiptarja.com, ai thotë se është zhgënjyer totalisht nga PD.
Ai thotë se ka bërë çdo gjë për PD-në, por nuk është shpërblyer për asgjë që ka bërë.
“Kam dhënë shpirtin, gjakun për këtë parti, por nuk më ka thënë kurrë për të kandiduar. Vetëm kam humbur, asgjë nuk kam fituar nga kjo parti. Edi Rama, kur ishte kryetar Bashkie më ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” dhe unë prapë vazhdoja e bëja fushatë me Bashën kundër tij. Nuk kam fjalë të shpreh pendimin dhe zhgënjimin që kemi pësuar jo vetëm unë, por të gjithë nga Partia Demokratike,” thotë Nallbani.
Tata thotë se do të japë maksimumin, madje edhe jetën për PS-në.
Ai thotë se miqtë e tij të PD do të votojnë për të, pasi ka ardhur koha për rilindje./ep
TEMA
Add new comment