Berisha për Blushin: Struket si faturino

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e saj në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e rastit, kryeministri i vendit dhe njëherësh lideri i PD-së premtoi se në mandatin e ardhshëm do të hapen 250 mijë vende pune.
“4 vitet që vijnë do të jenë vitet në të cilat ne do të krijojmë 250 mijë vendet pune në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë. Por plani ynë është një plan konkret është një plan me majë të lapsit”, tha kryeministri.
“Kemi thithur në katër vitet 4.2 miliardë dollarë investime të huaja. Jemi të 18 në vendet për tërheqjen e investimeve të reja. Me paketën e re fiskale do të arrijmë në vendin më tërheqës i investimeve të huaja. Katër vitet e ardhshme do të marrim 6 miliardë investime të huaja”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë së djathtë nuk ka hequr dorën nga liberalizimi i vizave me SHBA-të. “Do plotësojmë çdo kusht dhe çdo kërkesë siç plotësuam për Bashkimin Europian do të plotësojë dhe për vizat me SHBA-të. Ata që më tregojnë mua A4-n, kontrolloni pak grupin parlament se sa atë refuzuar keni për viza në atë vend.”
Më pas kryeministri lëshoi edhe një batutë për Ben Blushin. “E kishit ju dje këtu faturinon e autobusit e kishit. Do u tregoj një histori të shkurtër. Përshëndeteni z. Blushi edhe pyeteni ku e ka teserën e Partisë Demokratike. Pse kur unë mora vendimin për ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, Blushi deklaroi publikisht se në qoftë se Berisha ndërton tunelin unë do marrë teserën e PD-së. Tani as që guxon të afrohet, struket si faturino”, deklaroi Berisha.
SHEKULLI
Add new comment