Berisha: Rama-Meta të hedhin tek a çift për debat televiziv me mua

Kryeministri Berisha, nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ka përdorur ironinë ndaj dy liderëve kryesorë të së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta. I pyetur lidhur me faktin se a do të ketë një debat televiziv mes tij dhe kreut të PS gjatë kësaj fushate, Berisha deklaroi se e ka ftuar më shumë se dy herë Ramën në debat, por ai ‘e mbante hundën përpjetë’, ndërsa duke iu referuar Metës kryeministri tha se Meta një ditë flet si qeveri dhe një ditë si opozitë.
“Keni parë ju që do edhe zoti Meta debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri-tjetrin. Një gjë kam me Metën: nuk mundet që një ditë të flasë si qeveri dhe njëherë si opozitë”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike nuk ndërhyn në mënyrë absolutë në këtë problem.
“Kjo çështje u shndërrua në një problem pasazhesh të turpshme të kreut të PS-së me aleatët e vet në mënyrën më të shëmtuar”, tha Berisha.
Referuar premtimit më të fundit elektoral lidhur me liberalizimin e vizave me SHBA, kryeministri deklaroi se qeveria shqiptare kërkon ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për plotësimin e kritereve për këtë qëllim, duke shtuar se nuk pretendohet favor për këtë proces, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore deri më sot të Shqipërisë dhe SHBA-ve.
SHQIP
Add new comment