Berisha: Do sigurojmë punë për çdo shqiptar

Postuar në 15 Maj, 2013 15:08

 

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot takimin me qytetarët e Fierit, duke e hapur fushatën elektorale edhe në këtë qytet. Berisha ka prezantuar kandidatët për deputet të Partisë Demokratike në këtë qytet. 

“Unë e di se këto vite së bashku kemi arritur ndryshime të mëdha, të pamohueshme , në këto vite me përkushtimin tuaj ne ia dolëm të marrim pasaportën më të shkëlqyer të historisë sonë, anëtarësimin në NATO. E dimë që e ardhmja më e bukur për ju është të shihni veten qytetarë të BE-së. Në vlerësimin tim nuk ka ëndërr më fisnike se kjo. KE la tre ligje për tu miratuar për të cilat me ndërmjetësimin po të tij ishte rënë dakord për t’i kaluar. Lideri i opozitës mori përgjegjësinë të shkelmojë mbi një interes jetik të qytetarëve me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin. 23 qershori vjen, të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë europiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE”, u shpreh kryeministri.

Në vijim të fjalës së tij kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur të gjitha investimet dhe që ka bërë qeveria në infrastrukturë, bujqësi dhe në arsim. 

“Do sigurojmë punë për çdo shqiptar, taksa e sheshtë dhe anëtarësimi në NATO na bënë që të marrim 2.4 miliardë euro. Ne hoqëm taksën për çdo lloj kapitali duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja e për investitorët e mëdhenj. Dy ditë më parë filloi punimet gjiganti i Devollit,  i cili përfshin një kosto prej 2 miliardë euro nga norvegjezët. Investime të tjera pritet nga investitorët e huaja duke krijuar shumë vende të reja puna për të gjithë shqiptarët. Hapëm kapitull të ri në bujqësinë shqiptare”, theksoi kryeministri.

Lista e kandidateve për deputetë në qarkun, Fier  

Sokol Olldashi 

Mesila Doda 

Shpëtim Idrizi 

Kozma Dashi 

Bedri Miha 

Myslim Murrizi 

Florjan Dani 

Ferdinand Murati 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.